Aktualitet

Sherr në Sauk, plagosen 3 vëllezër, mes tyre kandidati për deputet i LSI














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:56 - 18/04/21 |
mapo.al

Një sherr mes të rinjsh ka ndodhur pranë zyrave të LSI-së në Sauk, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur me thikë tre prej tyre.  Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth mesnatës.





Të plagosurit janë vëllezërit Klodian, Oltjan dhe Roland Doka – përkatësisht 30, 23 dhe 27 vjeç – të cilët ndodhen momentalisht në spital, nën kujdesin mjekësor.


Risjellim në vëmendje se Klodian Doka  është kandidati për deputet i LSI-së në Tiranë, i renditur i 32-ti në listë.





Nuk dihen ende motivet e konfliktit të agravuar, por paraprakisht dyshohet për motive të dobëta, konkretisht për një femër.



Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë. Sipas burimeve për Mapo, pamjet evidentojnë autorët kur largohen me 2 automjete të ndryshme, të tipit “Benz” dhe “Audi”.


Në kërkim janë shpallur 3 persona, ndërsa po procedohet penalisht në gjendje të lirë një tjetër.

Bëhet fjalë për E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç.

Lexo edhe :  Sherr në Kamëz, babë e bir plagosin me thikë një person, largohen nga vendngjarja

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Selim Braja” në  Sauk të Vjetër,  janë konfliktuar për  motive të dobëta  me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër).

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të  forta  shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar  me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.’- njofton policia.

*Në fotografinë e mësipërme, kandidati për deputet i LSI – Klodian Doka

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas