Një incident ka ndodhur në spitalin rajonal të Lezhës këtë të premte.
Sipas Panorama.al, një person është konfliktuar për radhën dhe ka goditur derën e recepsionit, duke thyer xhamin.
Si pasojë e incidentit ka marrë lëndime të lehta një punonjëse e spitalit.
Policia ka shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për identifikimin e autorit i cili është larguar në drejtim të paditur.