Një konflikt për motive pronësie ka degraduar në dhunë fizike në Gjirokastër. Mësohet se Seit Rondo, drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Publike në Gjirokastër është konfliktuar fizikisht me Kujtim Bashën.
Rondo ka marrë plagë në kokë pasi është qëlluar me lopatë nga Basha. Tashmë ai ndodhet në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” duke marrë ndihmë mjekësore.
Kurse Basha është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Gjirokastrës. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende por dyshohet nga një sherr për motive pronësie.