Aktualitet

Sherr për shkak të Covid-19 mes lojtarëve të Partizanit/ Sulmohet Boldor si ‘vatra e infeksionit’





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:56 - 10/07/20 |
mapo.al

Ndërkohë që janë konfirmuar 5 raste pozitive me kornavirus brenda ekipit të Partizanit, duket se mes lojtarëve punët s’janë aspak mirë. “Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë vendngjarjes së mbrëmë futbollistët janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe shkaku ka qenë pikërisht Covid-19.


Deian Boldor dhe motra e tij dyshohet se janë vatra infektuese brenda ekipit dhe papërgjeshmëria e dy rumunëve ka bërë që të përhapet infeksioni. Pasi ka marrë përgjigjen e tamponit, njëri prej futbollistëve është irrituar jashtë mase dhe fillimisht ka pasur një debat përmes telefonit me mbrojtësin rumun.


Më pas, konflikti ka vazhduar poshtë pallatit ku banon Boldor. “Panorama Sport” mëson se Boldor ka dalë nga shtëpia, ndërkohë që duhet të qëndronte i izoluar, dhe ka shkuar të sqarohet me shokun e skuadrës, i cili ka qenë në gjendje të acaruar pasi ka mësuar se ka dalë pozitiv dhe fajësonte rumunin për këtë gjë.


Nga dëshmitarët pranë ngjarjes mësohet se ka pasur debat me tone të larta dhe në fund Boldor është goditur me një send të fortë, pësuar edhe dëmtime. Burimet bënë me dije për gazetën se lojtari që ka goditur Boldor, çuditërisht ka qenë i shoqëruar edhe me shokë të tjerë të ekipit, të cilët kanë dalë të pastër nga tamponët e kryer. Motra e mbrojtësit rumun, e cila gjithashtu është pozitive me “COVID-19” dhe që kishte dalë nga banesa, ka bërtitur me të madhe.


Kanë qenë banorët e pallatit ku ata banonin që kanë njoftuar policinë, ku më pas ka mbërritur edhe një ambulancë. Boldor mësohet se ka pasur kontakt telefonik më pas edhe nga zyrtarë të klubit, që i kanë rekomanduar të ruajë qetësinë duke mos bërë veprime të mëtejshme. Por motra e Boldorit është dëgjuar duke bërtitur që të bëhet denoncim. Deian Boldor, që është i prekur me koronavirus, është marrë nga ambulanca, e cila është shoqëruar nga pas nga një mjet i policisë. Por sikur të mos mjaftonte kaq, motra e lojtarit që gjithashtu e ka të ndaluar të dalë jashtë, i është vënë nga pas makinës së policisë dhe ambulancës ku ndodhej mbrojtësi rumun, së bashku me një person tjetër që jeton në të njëjtin pallat me ata dhe që dyshohet të jetë një tjetër i prekur me virus.

LEXO EDHE:

Pas Boldor dhe Feratit, edhe 3 lojtarë të tjerë të Partizanit pozitivë me Covid-19


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas