Disa të rinj janë konfrontuar fizikisht pasditen e djeshme në Qytetin Studenti, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në ish-mensën e Qytetit Studenti, ku viti i tretë i Financës po zhvillonte leksion. Në sallë kanë hyrë dy djem, që nuk ishin pjesë e fakultetit, dhe kanë ngacmuar dy vajza. Menjëherë kanë ndërhyrë djemtë e grupit.
Por, rreth orës 19:00, kur ka mbaruar mësimi, studentët janë konfrontuar me dy djemtë, të cilët kishin thirrur për mbështetje edhe shokët e tyre.Për pasojë, nga sherri kanë përfunduar të lënduar. Aktualisht tre të rinj janë në spital.
Studentët e Ekonomikut po zhvillojnë këtë vit mësim tek ish-mensa e QS, pasi ambientet e fakultetit janë në rikonstruksion.