Bota

Sherre, të dehur, të shtrirë përtokë… Krishtlindjet e ‘shthurura’ të të rinjve britanikë






               Publikuar në : 19:08 - 25/12/18 |
mapo.al

Nëse keni menduar se Krishtlindja është një festë që na bën bashkë me familjen, këtë nuk e mendojnë aspak të rinjtë anglezë.


Në Britaninë e Madhe e kremtuan natën para Krishtlindjes në stilin e tyre me një mbrëmje me alkool, duke bërë zhurmë e duke u penguar në rrugët e qyteteve të vendit. Madje aty edhe “Babagjyshi” nuk dukej se ishte mirë.



Festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku në rrugë shihje persona të lumtur që përqafoheshin me njëri-tjetrin.

Gjithashtu nga fotot e publikuara nga mediat e huaja vihen re persona që  ndihmonin miqtë të qëndronin në këmbë nga pija e tepërt.

Të dehur në rrugë, të pandërgjegjshëm, krahas incidenteve të vogla, kjo është panorama e Krishtlindjes së “çmendur” në Britani.


            


Etiketa: , , , , ,

Pas