Një konflikt mes dy vëllezërve në plazhin “Bora Bora” të Radhimës, njëri prej tyre ka ardhur nga Anglia dhe ka shtënë në drejtim të vëllait. Benjamin dhe Edison Kondi, të dy pronarë të plazhit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për administrimin e tij.
Sipas policisë konflikti ka degraduar me përdorimin e armëve.
Sipas dëshmive paraprake, Benjamini ka qëlluar në drejtim të vëllait të tij Edisonit. Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Të shtënat me armë zjarri që janë raportuar në Radhimë të Vlorës mesditën e kësaj të hëne dhe kanë tronditur pushuesit në atë kohë, plazh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30.
Dy vëllezërit sipas policisë nga kanë pasur një sherr dhe konflikti ka degraduar teksa Beniamini ka shtënë në drejtim të vëllait të tij Edisonit, por për fat ai nuk ka mbetur i plagosur. Me fat kanë qenë edhe pushuesit, që ishin duke pushuar në atë moment që ka ndodhur konflikti.
Të shtënat me armë zjarri i ka dëgjuar dhe një turist norvegjez që kishte zgjedhur Radhimën për të pushuar së bashku me familjen e tij. Ai ka folur në media në momentin që janë dëgjuar krismat, kur të gjithë kanë vrapuar, duke treguar edhe ndjesitë e tij aspak të këndshme nga kjo ngjarje.
“Dëgjuam të shtënat dhe të gjithë ia futën vrapit. Mbase ishin 2-3 të shtëna. Nuk pamë nëse është lënduar ndonjëri. Kisha frikë por tani kaloi”, thënë ndër të tjera për mediat turisti norvegjez (në foto).