fbpx

Aktualitet

Sherri me Kejvinën dhe Oriolën, Einxhel Shkira: Ishin me 2 burra…





               Publikuar në : 12:30 - 17/10/19 |
mapo.al

Zbulohet arsyeja se përse tre vajzat e njohura të ekranit, Oriola Marashi, Kejvina Kthella dhe Einxhel Shkira janë përleshur mbrëmjen e 15 tetorit në Liqenin e Thatë të Tiranës.


Burime për Mapo bëjnë me dije se konflikti që ka degraduar në dhunë, ka ndodhur për shkak të një ish të dashuri, si dhe për shkak të thumbeve që Einxhel i ka drejtuar Kejvinës, pas fitores në njërën puntatë të spektaklit të kërcimit “Dance With Me”.



Einxhel Shkira duket se ka bërë një denoncim në Polici, duke pretenduar se Kejvina dhe Oriola i kanë ardhur në zonën e Liqenit të Thatë me dy makina luksoze, të shoqëruara nga dy burra.


Shkira është shprehur për “Anabel.al” se në ato momente është gjendur e papërgatitur. “Zbrita për të takuar pa asnjë paramendim Kejvinën, me të cilën kam prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh.

Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën. Arsyeja ishte banale dhe nuk kishte pse të degjeneronte në sherr, kur mund të zgjidhej njerëzisht ose të evitohej fare”- ka thënë moderatorja.

Policia pritet tanimë të marrë në pyetje Kejvinën dhe Oriolën, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, ende nuk dihet identiteti i dy personave shoqërues.


Etiketa: , ,

Pas