Sport

Sherri me Salah, Mane: Është mirë që gjërat të thuhen në sy






               Publikuar në : 16:25 - 15/09/19 |
mapo.al

Dy javë më parë, inati që shprehu Sadio Mane, futbollisti i Liverpool, për shokun e skuadrës Mohamed Salah, bëri bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare.


Senegalezi u zëvendësua në pjesën e dytë dhe teksa ulej në stol filloi të ulëriste, duke dhënë përshtypjen se e kishte me trajnerin, por jo. Ai ishte mjaft i nxehur me Salah që nuk i pasoi në një rast ideal për gol.



Për këtë ngjarje ka folur sot vetë futbollisti, i cili vetëm një ditë më parë realizoi ‘dopietë’ në fitoren 3-1 të Liverpool kundër Newcastle. I pyetur nga ‘Canal+’ për atë që ndodhi me Salah, Mane u përgjigj: “Episodi me Salah? Tani është e harruar. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Ndonjehërë duhet që gjërat të thuhen në sy. Gjithsesi ne jemi pajtuar tani dhe jemi po aq shokë si më parë.”


Etiketa: , , ,

Pas