Aktualitet

Sherri në Krujë, kush janë të plagosurit që mohuan konfliktin (Emrat)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:07 - 04/06/20 |
mapo.al

Një sherr masiv ka ndodhur në Krujë, ku të plagosur kanë mbetur dy persona, të cilët pasi u paraqitën në spital nuk e kanë pranuar konfliktin.


Të plagosur kanë mbetur Artur Çangu nga Vrioni i Niklës, i cili është paraqitur në spitalin me dëmtime të shumta në trup dhe kokë, por ka deklaruar qe është rrezuar.


Ndërsa i plagosuri tjetër Rexhep Disha, po nga Vrioni është paraqitur në qendrën shëndetësore të Fushë-Krujës edhe ky me plagë të shumta në trup dhe kokë ku ka deklaruar se është përplasur me një shtyllë


Dyshimet e para janë se dy personat që janë paraqitur në spital, por edhe persona të tjerë janë përfshirë në një sherr masiv me mjete rrethanore, por ende nuk është konfirmuar nga policia.


Ndërsa sipas mjekëve, plagët tek personat e plagosur janë shkaktuar si pasojë e plagosjeve me sende të forta. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE: 

Lajmi i Fundit/ Sherr me mjete të forta në Krujë, i plagosuri niset drejt Traumës

 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas