Sport

Sherri në Tirana-Laçi/ Laska: Ngo tentoi të më godiste, ja e vërteta






               Publikuar në : 20:32 - 01/04/19 |
mapo.alm

Presidenti i Laçit, Pashk Laska, ka reaguar duke treguar dhe ai versionin e tij për sherrin e ndodhur në fund të ndeshjes mes Tiranës e Laçit në sallonin e “Selman Stërmasit”.


Laska shprehet se ai nuk kishte asgjë me anglezin Ngo të Tiranës, por thjesht po fliste me arbitrin anësor, dhe në atë moment Ngo erdhi e tentoi ta godiste.



SHERRI – E vërteta është se jo vetëm unë, po asnjë nuk ka pasur probleme me Majkëll Ngo. Unë nuk kam debatuar fare me futbollistin e Tiranës. Kam komunikuar për një episod me arbitrin anësor. Ngo erdhi aty dhe tentoi të më godiste. Problemi është i thjeshtë, Tirana vetë e provokoi sherrin. Çfarë donte futbollisti i Tiranës në dhomat e zhveshjes së Laçit?”

pashk laska

DËNIM I MUNDSHËM? – Tirana duhet të japë një herë llogari për lojtarët e vet të cilët i ka të padisplinuar dhe të gatshëm për të shkaktuar rrëmuja.

PRETENDIMET E TIRANËS – Gjyqtari jo vetëm nuk ka favorizuar por na ka penalizuar. Kartoni i kuq nuk ishte. Para se të merrnin penalltinë kishte pozicion jashtë loje. Dhe diçka tjetër pasi nuk thuhet në asnjë media. Ai që goditi arbitrin ishte kushëriri i Refik Halilit, përse nuk e shoh në asnjë media këtë? A kam faj unë që ai e goditi arbitrin dhe u akorduan 6 minuta shtesë?

NDESHJA E KUPËS – Tirana të mos provokojë njerëzit, por të luajë futboll. Tifozët e saj nuk sillen mirë, keni parë ndonjëherë të dënohen tifozët e Laçit? Ka dy apo 3 vite që nuk dënohemi nga disiplina.

Lexo edhe: 

Disiplina “masakron” Tiranën, dënim dhe për zyrtarët e Laçit


Etiketa: , , , ,

Pas