Kronika

Sherri për një stol që trazoi Lezhën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:25 - 27/10/20 |
mapo.al

*Në foto, avokate Shaqe Marinaj dhe avokat Gjergji Neli*


Avokat Gjergj Neli u ndalua nga Policia e Lezhës këtë mbrëmje pasi akuzohet se dhunoi efektivin e policisë Myrteza Mehmeti, pasi ky i fundit ndërhyri në sherrin e Nelit me një person tjetër.


Si nisi ngjarja



Mësohet se Neli kishte vendosur dy stola dhe një tavolinë në hyrje të zyrës së tij për shkak të pandemisë.


Ishte Kostandin Ndreka, punonjës palestre në pallatin ku ndodhet dhe zyra e Nelit që denoncoi këtë të fundit.
Ndreka, ka njoftuar Policinë të largojë tavolinën që ndodhej në ambientet e pallatit.


Më pas, avokat Neli ka denoncuar në Polici, Kostandin Ndrekën se ka vjedhur tavolinën që ishte vendosur për të ruajtur distancën fizike për shkak të Covid-19.

Ndreka dhe Neli mësohet se janë përplasur edhe fizikisht. Raportohet se efektivi i policisë, Myrteza Mehmeti ka ndërhyerë për të shuar sherrin, ndërsa është goditur nga avokati Neli.

Avokate Shaqe Marinaj, e cila punon në një zyrë me Nelin, akuzon punonjësin e policisë Myrteza Mehmeti për një sërë precedentësh; si dhunë ndaj fëmijëve, gazetarëve, ka dhunuar sipas saj atë dhe avokatin sot kur kanë shkuar për të bërë shoqërimim e Nelit.

LEXO EDHE: 

Policia: Avokati u arrestua pasi goditi efektivin

Dhoma e Avokatisë në Lezhë denoncon: Policia dhunoi avokatin Gjergj Neli


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas