Aktualitet

Sherri për parkimin, dorëzohet autori i plagosjes në Lezhë






               Publikuar në : 20:25 - 11/09/19 |
mapo.al

Policia ka arrestuar 22-vjeçarin me inicialet S.D, i cili plagosi mbrëmjen e djeshme me armë zjarri Arjan Kolën në mes të qytetit të Lezhës. Plagosja me armë ndodhi pranë Katedrales së Lezhës, pas një konflikti banal mes dy të rinjve për një vend parkimi. Policia deklaroi se kishte rrethuar zonën ku fshihej i ri, në Troshan dhe nga presioni ai u vetëdorëzua.


Në njoftimin për mediat thuhet se “prej mbrëmjes së djeshme, dhjetëra forca policie të Komisariatit të Policisë dhe të DVP-së Lezhë, kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Troshan si dhe kanë krehur e mbajtur të rrethuar zonën e pyllëzuar të fshatit, zonë në të cilën autori mundi të fshihej pas ngjarjes.



Si pasojë e presionit të kontrolleve dhe rrethimit të zonës së pyllëzuar dhe falë negociatave me familjarët, u bë e mundur që autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi S.D. vjeç 22, ti dorëzohej shërbimeve të policisë.

Ky shtetas, dyshohet se mbrëmë në qytet Lezhë, ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin A.K. vjeç 37, banues në Lezhë. Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme”.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas