Aktualitet

Sherri te Çajupi, Kushi: Figura e mësuesit ka nevojë të lartësohet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:45 - 16/10/21 |
mapo.al

Një javë pas sherrit mes dy mësueseve të shkollës “Andon Zako Çajupi” asaj të Letërsisë Elida Qenami 46 vjeç dhe të Historisë Domenika Toptani 53 vjeç, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka shkuar për vizitë në ambientet e gjimnazit.






“Të gjitha profesionet janë të nderuara, por mësuesi mbetet në çdo kohë e në çdo vend figura më e dashur dhe më e respektuar për të gjithë. Vlerat që ai mbart janë të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme në mirëedukimin e fëmijëve tanë. Nisur nga ngjarja e rëndë ku të përfshira ishin dy mësuese të gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, dje zhvillova një vizitë pranë kësaj shkolle, e cila ndër vite ka spikatur përherë me talente e rezultate pozitive në çdo fushë. Pasi i urova fillimisht shumë suksese e mbarësi nxënësve në këtë fillim viti shkollor, bashkëbiseduam gjerësisht me mësuesit për çështje shkollore që kanë nevojë për adresim, për lartësimin më tej të figurës së mësuesit, si dhe forcimin e vazhdueshëm të Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës, për të garantuar vetëm mbarëvajtje në proceset e shkollës”– shkruan Kushi.


Lexo edhe: “Pse më bëni shenja pas krahëve”, ABC zbardh sherrin mes mësueseve të “Çajupit”: Ta vë pistoletën në ballë







Më herët ABC ka zbardhur të gjithë dinamikës e sherrit, ku u përfshinë dhe të afërm të 2 mësueseve. Konflikti për bankat e shkollës ka qenë shkaku që ka çuar në këtë sherr banal pranë lokalit të “Çajupit”, ku ishin ulur 2 mësueset për t’u sqruar.




“Pse më bëni shenja pas krahëve të mi”, ky ka qenë motivi i sherrit banal. Në dëshminë e siguruar nga gazetari i ABC Ermal Vija, mësuesja Elida Qenami ka deklaruar se gjithçka ka nisur një javë më parë në ambientet e shkollës kur e ka ndaluar Domenika, e cila i ka kërkuar llogari se “përse e shajnë pas krahëve”. Injorimi nga ana e mësueses së Letërsisë ka bërë që ajo e Historisë të acarohet dhe t’i kthehet me ofendime, madje duke hyrë në detaje personale si divorci. Gjithçka ka vijuar me përfshirjen e t% afërmevë të ciulët janë përplasur fizikisht madje kanë ëprdorur dhe armë.



1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas