Policia e Tiranës ka reagur zyrtarisht në lidhje me sherrin mes dy pronarëve të bizneseve te Komuna e Parisit.
Gazeta Mapo ka publikuar më herët edhe pamje nga vendngjarja.
Blutë e kryeqytetit shprehen se A.K., 38 vjeç, ka kundërshtuar punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin në komisariat.
Gjithashtu, Policia e Tiranës shprehet se 38-vjeçari aktualisht ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi ka qenë në gjendje të dehur.
E.T., dhe A.K., pronarë biznesesh janë konfliktuar verbalisht.
Më pas ka ardhur edhe ambulanca për të ofruar ndihmë, dhe protagonisti i konfliktit është shoqëruar në prani të efektivëve të policisë.
LEXO EDHE:
Sherr te Komuna e Parisit, dhjetra policë ndalojnë agresorin (VIDEO)