Një modele e re portugeze ka në plan që të shesë virgjërinë e saj në mënyrë që të grumbullojë para’ për të udhëtuar rreth e rrotull botës.
Studentja thotë se familja e saj nuk di gjë për këtë plan dhe për këtë arsye nuk e jep emrin e saj të vërtetë.
“Vij nga një familje shumë konservatore, që nuk më linte të dilja me djem. Kisha vëllain e madh që më ruante gjatë gjithë kohës, ndërsa për vete bënte çfarë të donte. Nuk ishte e drejtë”, tregon Penelope.
21-vjeçarja thotë se ofertat që ka marrë kanë qenë të kënaqshme, por jo aq të larta sa pretendon ajo. Për këtë arsye, vendosi të nisë një ankand.