Aktualitet

“Shpëtova jetë njerëzish?!” Flet pas hekurave kapiteni që shpëtoi 55 sirianë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:01 - 07/05/21 |
mapo.al

VLORË – Dalin para Gjykatës së Vlorës 5 anëtarët e ekuipazhit të anijes ushtarake “P-116”, Sejfulla Beja, Bledar Bufaj, Roland Cani, Ardit Alikaj, dhe Besmir Meçe.






Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë ndihmuar skafistin të largohet, i cili po transportonte drejt bregut shqiptar 55 emigrantë sirianë.


Kapiteni i anijes Bledar Bufaj i indinjuar pas hekurave mohon se ka shpërdoruar detyrën ndërsa e quan veten hero pasi ka shpëtuar emigrantët sirianë







“Ngjarja ka ndodhur në 8 janar apo 9 janar, ndërsa në 9 Janar të 2004 vdiqën 20 veta ndërsa ne këtë radhë bëmë detyrën dhe i shpëtuam ata. Këta të pestë që shikoni ju ketu, janë heronj. Ec shikoni në spital sesa shpëtuam ne në gjendje të rëndë. Më akuzojnë për shpërdorim detyre. Çfarë shpërdorimi detyre kam bërë unë që shpëtova jetë njerëzish”, thotë ai.



Në fillim të janarit u shpëtuan nga mbytja 55 emigrantë sirianë ndërsa iku skafisti.



Për të arritur në brigjet e vendit fqinj, klandestinët, sipas burimeve, paguanin nga 4 deri në 5 mijë euro, ndërsa në ndihmë të kësaj veprimtarie ishte krijuar edhe një infrastrukturë e plotë.

Skafistet ikën me not
Por kur anija e Flotë Detare është ankoruar në kalatë, aty kanë zbritur vetëm 55 klandestinët dhe jo dy trafikantët. Ushtarakët e anijes, treguan se dy personat ishin hedhur nga anija duke u larguar me not.

Në këtë dokument thuhet se:”…Raporti për situatën Operacionale të datës 8 janar 2021, i Qëndrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare, ku në përshkrimin e situatës shënohet shprehimisht “…ju kërkua Komandantit të anijes P-116, që në mënyrë të veçantë të mbajë në mbikqyrje drejtuesit e gomones…”.

Por me sa duket ky urdhër nuk ka vlejtur për komandantin dhe ekuipazhin e anijes ushtarake P-116. Hetimi ka zbuluar se në orën 23:48 të datën 8 janar 2021, nga numri i anijes, është telefonuar drejt një numri tjetër, që përdoret nga Mimoza Gaçaj, nëna e skafistit Emiljano Likaj, i cili ndodhej në bordin e anijes P-116.

Gjithashtu në rubrikën e fotove të këtij telefoni, është gjetur një foto e numrit të shtetases Mimoza Gaçaj, e bërë Screenshot.

Në pyetje është marrë Sejfulla Beja, i cili ka pohuar në dëshminë e tij se nuk e ka telefonuar këtë numër, nuk e njeh fare si numër dhe se telefoni i tij është me kod dhe s’mund të hapet nga person tjetër.

Ndërkohë nga kçyrja e telefonit të Bernardo Veraj, thuhet në dokument në datën 9 janar 2021 në orën 06:33 ka shkuar një sms me thirje të humbura, të cilat konfirmojnë dy thirje nga numri i telefonit të marinarit Sejfulla Beja.

Gjithashtu me numrin e Sejfulla Bejës, është telefonuar në orën 23:48 të 8 janarit, shtetësja Silva Gaçaj, motra e drejtuesit të gomones, Emiljano Likaj.

5 muaj hetime
Policisë e prokurorisë së Vlorës iu deshën 5 muaj hetime për të zbadhur plotësisht tentativën e trafikut dhe ka bindur Gjykatën duke marrë një masë sigurie për rojet bregdetare. Të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti, dhe të akuzuar për strehimin e emigrantëve janë tashmë në qeli 31-vjeçari nga Vlora Qazim Ismailaj dhe Fatos Tusha nga Tirana.

Për të arritur në brigjet e vendit fqinj, klandestinët, sipas burimeve, paguanin nga 4 deri në 5 mijë euro, ndërsa në ndihmë të kësaj veprimtarie ishte krijuar edhe një infrastrukturë e plotë.

1



Pas