Aktualitet

Shfaqet në Kongres, Gazment Bardhi: Vangjush Dako vazhdon merr vendime në PS





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:25 - 28/02/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi me anë të një statusi në “Facebook” ka shpërndarë një fotografi nga Kongresi i Partisë Socialiste, ku duket qartë edhe Vangjush Dako, i shpallur non-grata nga SHBA-të.


Bardhi thekson se i shpalluri non-grata nga SHBA-të vihet në krye të vendit, ndërsa thekson se PS me Edi Ramën në krye mbetet një parti e kriminalizuar. Për Bardhin, në krye të vendit sot janë dhunuesit e grave.


Postimi i Gazmend Bardhit:


Vangjush Dako non grata në SHBA dhe nën hetim për vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me bandën e trafikantëve nderkombëtare të drogës dhe qënieve njerëzore, vazhdon dhe merr vendime në PS e Edi Ramës dhe është në krye të vendit. Pavarësisht fasadës dhe ngjyrave, Partia Socialiste me Edi Ramën mbetet një parti e kriminalizuar, që ka në drejtim dhunuesit e grave!


Bardhi1


Etiketa: , , , ,

Pas