Aktualitet

Shfaqja “Amerika”, Teatri gjerman në mbrojtje të Teatrit Kombëtar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:09 - 23/10/19 |
ro ot

Teatri Thalia Hamburg sjell me shfaqjen “Amerika” të parin produksion gjerman për skenën teatrore shqiptare dhe kjo në kushte krejt të pazakonta.






Ekipi i këtij teatri, një prej kryesorëve në Gjermani, i bashkohet me këtë rast përpjekjeve të artistëve dhe qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar dhe vendos qëllimisht të bëhet pjesë e Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit.


Kështu për të dhënë një shenjë për botën teatrore gjermane, shqiptare e mbarëeuropiane që shqiptarët nuk duhen lënë vetëm në këtë përpjekje e qëndresë të drejtë.







Shfaqja do të jepet në gjuhën gjermane. Teksti është përkthyer në shqip nga Lindita Komani dhe në formë të titruar ai do të shoqërojë paraqitjen skenike. Të hënën, më 28 tetor në Teatrin Kombëtar.






1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas