Aktualitet

Shfrytëzim prostitucioni në Itali, 40-vjeçari kapet pas 14 vitesh






               Publikuar në : 12:33 - 16/07/19 |
mapo.al

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje kriminale dhe prostitucion, është arrestuar sot në Vlorë. Sipas njoftimit policor bëhet fjalë për personin me inicialet E.F, i lindur në Fier dhe banues në Vlorë.


Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë për llogari të drejtësisë fqinje, që e ka dënuar në vitin 2005 me 6 vite burgim për veprat penale “Organizatë kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim”. Për veprime të mëtejshme, materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Arrestohet provizorisht 40 vjeçari E. F., lindur në Fier dhe banues në Vlorë, për veprat penale “Organizatë kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim”.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana, kanë bërë kapjen e 40 vjeçarit në qytetin e Vlorës duke e vendosur para përgjegjësisë penale si më poshtë:

Autoritetet gjyqësore italiane konkretisht Gjykata e Milanos Itali, me anë të një vendimi në vitin 2005, e ka dënuar shtetasin E. F me 6 vite burgim për veprat penale “Organizatë kriminale, shfytëzim prostitucioni dhe skllavërim” parashikuar nga nenet 99, 81, 110, 602 dhe 416 të Kodit Penal Italian. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas