Aktualitet

“Shi dhe borë” – Njihuni me surprizat e motit këtë të shtunë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:55 - 17/04/21 |
mapo.al

Për ditën e sotme pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti parashikohet kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë dhe intervalet e shkurtra me diell në zonat e ulëta dhe në bregdet.





Përgjatë gjithë ditës do të ketë prezencë të reshjeve të shiut por intensiteti më i lartë i tyre pritet të jetë në orët e pasdites dhe mbrëmjes.


Në zonat malore veriore dhe verilindore do të ketë edhe reshje në formën e dëborës. Në fushën termike temperaturat do të pësojnë rritje në vlerat minimale e rënie në vlerat e mesditës.





Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë.



1



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas