Aktualitet

Shi e qamet vetëm në Tiranë, 14 Marsi do festohet në Elbasan





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:06 - 11/03/19 |
ro ot

Dita e Verës, 14 Marsi, e cila është festë zyrtare (ditë pushimi) do të festohet si çdo vit në Elbasan, aty ku është tradita e kësaj feste.


Ndryshe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që vendosi të shtyjë festimet për më 17 Mars, Bashkia e Elbasanit do të vazhdojë axhendën e saj. Aktivitetet madje janë hapur që sot me panairin e librit dhe do të kulmojmë të enjten, më 14 Mars.


Kështu, për të gjithë ata që duan ta shijojnë Ditën e Verës mund të udhëtojnë drejt Elbasanit, pasi në Tiranë Erion Veliaj ka parashikuar shi e qamet.


PROGRAMI I DITËS SË VERËS 2019 NË ELBASAN


DATË 11 MARS 2019

Ora 14.00 – 20.00 – Hapet “Panairi i Tretë i Librit, “SkampaScript 2019” para
Pallatit shumësportësh “Tomorr Sinani”, nga shoqata “Durana”.

DATË 12 MARS 2019

Ora 10°° – 19°° – Hapja e “Panairit tregtar” në Pallatin e Sportit “Tomorr
Sinani”, me prezencën e bandës frymore.

Ora 11.00 – Vazhdon Panairi i librit. (Promovim i Antologjisë poetike
të poeteshave të Elbasanit në bibliotekën e qytetit)

Ora 12.00 – Promovim i romanit “Kronikat e Mjegullës” së shkrimtarit
Bashkim Hoxha.

Ora 19.00 – Koncert simfonik në Teatrin “Skampa”

DATË 13 MARS 2019

– Vazhdon Panairi i Ditës së Verës dhe “Panairi i librit”.

Ora 11.00 Promovim i krijimtarisë së shkrimtarit F. Musai në
Bibliotekën e qytetit.

Ora 20.00-24.00 “Nata e librit” në Panairin e Librit para Pallatit të Sportit.

Ora 12.00- 24.00 Koncert i Madh Festiv në Sheshin “Gensher”
(Performojnë dhe artistë e grupe koreografike elbasanase)
Ora 22.00 – Përshëndetja e Kryetarit të Bashkisë,

z. Qazim Sejdini !

– Spektakli i fishekzjarreve.

DATË 14 MARS 2019

– Vazhdon “Panairi tregtar” dhe “Panairi i librit”.

Ora 09.00 – Ekspozitë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave,
nga porta e Kalase, deri tek “1 Maj”

Ora 09.30 – Fillon cirkuidi i çiklizmit. Me të mbaruar, vendosen dhe
fillojnë demonstrimet e tyre ekipet e Klubit Shumësportësh,
përgjatë bulevardit “ Aqif Pasha”.

Ora 09.30-10.30 – Parakalimi i Karnavaleve të shkollave 9-vjeçare e, njëkohësisht, nis dhe demonstrimi i veprimtarive të shumëllojta sportive.

– Demonstrim i veprimtarive sportive përgjatë shëtitores, nga
“Sheshi Gensher” e deri te “Elbasan arena”, sipas vendeve të
paracaktuara. Do jenë këto lloje sporti: Karate (para “Reiffisen bank”),
cirk (para Monumentit te Kostandin Kristoforidhit), demonstrime boksi,
hendboll (para “Elbasan Arena”).

Ora 10.30-12.00
Vazhdon:Koncerti i Datës 14 Mars në Sheshin ”Gensher”

(Performojne: Qendra Kulturore e Femijëve, Shkolla Artistike Onufri
dhe banda Frymore e Qytetit).

Gëzuar për mot e jetë Ditën e Verës, 14 Marsin, Festën më të lashtë shqiptare, rrënjët e së cilës, më mirë se kudo, janë të ruajtura në ELBASAN!!!

KRYETARI I BASHKISË

QAZIM SEJDINI


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas