Erion Veliaj i mohoi sot Tiranës festën e Ditës së Verës duke privuar kryeqytetin nga festa pagane. E pandodhur dhe e padëgjuar ndonjëherë. E gjitha me vendim të kryebashkiakut i cili pak ditë më parë në rolin e sinoptikanit parashikoi rrebeshe, stuhi dhe shi me gjyma…si për çudi vetëm në Tiranë. Ky “parashikim” i guximshëm ka shkaktuar edhe panik te qytetarët të pamësuar me mesazhe të tilla “drithëruese” të “Lalit”. I “shqetësuar” se festimet ishin të pamundura pasi sipas tij ishin parashikuar plot 50 aktivitete në të gjithë qytetin, Veliaj kërkoi “mirëkuptim” dhe “ndihmë” në Twitter për të shuar dilemën nëse duhej shtyrë festa apo jo.
Madje, organizoi edhe një anketë online duke pyetur qytetarët se a janë dakord që festimet të zhvillohen të dielën e 17 marsit, pra 3 me vonesë. Dhe kuptohet që sondazhi domosdo do të ishte në favor të kryebashkiakut, 80% me 20%, kur mendon se pavarësisht nga rezultati, vendimi ishte marrë dhe festime në 14 mars nuk do të kishte. Ishin jo pak por pesë postime të kryebashkiakut ku alarmonte për “qamet” në Tiranë dhe shtyrjen e paprecedentë të festës.
Njoftimi i Veliajt në Twitter se do binte shi me gjyma
Njoftimi zyrtar se festa shtyhet për në 17 mars
Sipas Veliajt 50 aktivitetet e Ditës së Verës do dështonin nga shiu i të enjtes
Aktualisht jemi fiks në momentin kur logjikisht aktivitetet festive duhet të ishin drejt përfundimit. Dhe rezulton se vetëm shi që nuk ra në kryeqytet, përveç reve dhe një dite pothuajse gri. I gjithë alarmi rezultoi fals dhe “rrufe në qiell të hapur”. Nëse shqetësim për kryebashkiakun do të ishin disa pika shiu në intervale të ndryshme kohore, kjo është çështje tjetër. Por të paktën deri në orën 14:00 të së enjtes, Tirana mund të kishte festuar mjaftueshëm, sikur edhe thjesht për të mos e ndarë nga festimet e qyteteve të tjera. Edhe ato pak pika shiu që ranë në kryeqytet për disa sekonda, nuk u ndjenë as në tarracën e Bashkisë së Tiranës.
Mirëpo, “lepuri” fle diku tjetër dhe shqetësimi i vërtetë nuk ka qenë shiu i cili për ironi të fatit vetëm sot që nuk ra. Në një analizë të para pak ditëve, MAPO iu rikthye marsit të vitit 2004, kur qeveria e zënë ngushtë nga protestat e opozitës, shpalli 14 marsin festë zyrtare dhe krahas Elbasanit, festime do të kishte çdo vit edhe në Tiranë. Të nesërmen, segmente të maxhorancës së kohës do të shpreheshin se në festën e Tiranës më 14 mars morën pjesë 300 mijë njerëz kundër Sali Berishës.
Ky skenar tingëllon aktual edhe sot. Festimi i Ditës së Verës një ditë pas protestës së opozitës, është tregues i qartë i tendencës së maxhorancës për ta kthyer festën në antimiting.
LEXO edhe:
Rama dekonspiron veten dhe Veliajn: Luli “feston” më 16, Lali më 17
Pse Veliaj po imiton Fatos Nanon me festimet e Ditës së Verës?
Poshte Lali Eri ! Nuk parashikoi motin sot dhe neser.
Feston me 17 per tu hequr vetes e partise shijen e hidhur qe do ju lere protesta e opozites me 16. Pilule prooogandistike per te deshmuar me dhune se ketu ka normalitet.
Sot eshte hapur aksi Tirane – Elbasan mqs ra fjala(asnje lajm te faqja juaj per kete mesa shoh). Duket qe keni marre shume srz parashikimin e motit te Lali Erit dhe jeni strukur sot mire.