Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë një lajm të mirë sa i përket situatës nga COVID-19 në vend.
Manastirliu thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 230 qytetarë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 230 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan Manastirliu.
Që prej fillimit të pandemisë, numri i të shëruarve në vendin tonë ka shkuar në 8077.