Aktualitet

Shifra alarmuese nga Kosova, 16 viktima dhe 258 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:13 - 30/07/20 |
mapo.al

16 viktima, 258 raste të reja dhe 196 të shëruar nga COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.


“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 258 raste pozitive.


Numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.


Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 4.463, ndërsa numri i rasteve aktive, 3.429.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas