Friday, March 24, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SHIFRA E DITËS: 100 vjet kryeqytet, “tiranët” e Tiranës dhe ‘pushteti i popullit’ sipas një profeti

A është e vërtetë profecia se Tirana është vend i 'tiranëve', duke parë sesi është orientuar në një shekull kryeqyteti që ka sot Shqipëria, teksa mbetemi vendi më i varfër i Europës, me demokraci pa institucione demokratike dhe me ekonomi të çorientuar totalisht nga 'tregu'. Si mund të justifikohet  prapambetja ekonomike nga njëra anë dhe qëndrimi i gjatë i pushtetarëve në pushtet nga ana tjetër?

by us er1
05/07/2022
in Blog, Koment, Politika
0

Nga Aranit Muraçi

Kur Tirana u themelua si qytet gjatë shekujve të parë të pushtimit turk, nuk dihet saktësisht, por një legjendë thotë se emrin e mori nga një profet. Ai parashikoi me saktësi se qyteti që po krijohej do të bëhej një ditë kryeqytet dhe atë do të qeverisnin tiranët. Sot 100 vite pasi Tiranën e shpallën kryeqytet, vështirë se mund të jenë ngritur ndonjëherë institucione demokratike të pavarura, ndërsa katër udhëheqës e kanë dominuar jetën politike dhe publike të vendit tonë.



Vetëm dy politikanë kanë qeverisur normalisht jo më pak se katër dhe jo më tepër se tetë vite, Ramiz Alia dhe Fatos Nano, të cilët dolën me dëshirë në pension politik për t’i hapur rrugë zhvillimit demokratik. Në një kohë kur çdo vend tjetër demokratik dhe i zhvilluar i botës ku duam të aderojmë, nga Europa në SHBA, ka ndërruar me dhjetëra udhëheqës. Përjashtime të rralla bën ndonjë vend si Gjermania, falë stabilitetit politik dhe hovit të madh ekonomik, duke ua besuar pushtetin në 4 mandate radhazi vetëm dy udhëheqësve të djathtë gjatë gjysmëshekullit të fundit, Khol dhe Merkel, të dy të dalë me vullnet në pension politik.

Atëherë, a është e vërtetë profecia se Tirana është vend i ‘tiranëve’, duke parë sesi është orientuar në një shekull kryeqyteti që ka sot Shqipëria, teksa mbetemi vendi më i varfër i Europës, me demokraci pa institucione demokratike dhe me ekonomi të çorientuar totalisht nga ‘tregu’. Si mund të justifikohet  prapambetja ekonomike nga njëra anë dhe qëndrimi i gjatë i pushtetarëve në pushtet nga ana tjetër? Si argument, ju kujtojmë të gjithë ‘të dashuruarve marrëzisht’ pas ‘udhëheqësve legjendarë’, se shqiptarët e Shqipërisë nuk jetojnë sot më mirë se shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë dhe Malit të Zi, të cilët ndryshe prej tyre janë qeverisur nga pushtuesit gjatë shekullit të fundit.

Ahmet Zogu kryeministër (1922-1925), president (1925-1928) dhe mbret (1928-1939) është udhëheqësi i parë më jetëgjatë i Shqipërisë. Asnjë fjalim, asnjë artikull, asnjë libër frymëzues në jetën e tij gjatë qeverisjes së vendit, gjithsesi Zogu pas rënies dhe rimarrjes së pushtetit u kujdes për pushtetin e tij absolut. Luftoi dhe asgjësoi kundërshtarët e brendshëm derisa aleati tij i vetëm perëndimor, fashist, i dha urdhër të shporrej nga vendi i vetëm që do të pushtonte gjatë Luftës së Dytë Botërore. E la Shqipërinë në varfëri mesjetare me mbi 90 për qind të popullsisë analfabetë. Me mbarimin e luftës u përpoq gjatë gjithë jetës së tij të rikthehej në pushtet dhe të njëjtën gjëri bëri edhe i biri, ndërsa në Republikën Parlamentare  sot nipi i tij e njeh veten si “princ” kurse nostalgjikët e mbretit paradoksalisht vajtojnë mbretërinë absolute të rrëzuar tre shekuj më parë me anë të Revolucionit nga Bonaparti.

Enver Hoxha (1944-1985) është udhëheqësi i dytë, por më jetëgjatë në tërë historinë e Shqipërisë. Politikisht përmes diktaturës që instaloi Enver Hoxha mbolli terror duke asgjësuar jo vetëm kundërshtarët, por edhe ata që ai dyshonte se mund t’i merrnin pushtetin. Erdhi në pushtet me teorinë utopike komuniste, ‘barazi për të gjithë’, realizoi disa reforma të rëndësishme në disa sektorë, të prekshme edhe sot, por përfundimi: Shqipëria mbeti vendi më i varfër i Europës. Ai që nga dita e parë dhe deri në ditën e fundit qeverisi me dorë të hekurt, me besimin e patundur se kishte mbështetjen e popullit për të korrur ‘suksese dhe armiq’ sipas oreksit. Hoxha izoloi vendin në vitet e fundit dhe ndërtoi me qindra mijëra bunkerë për t’u mbrojtur nga ‘armiqtë e jashtëm imagjinarë’, duke dhënë një kontribut në rrënimin e plotë të ekonomisë sonë të brishtë.

Perëndimi e njeh si një ndër diktatorët më brutalë të shekullit që kaloi, kurse nostalgjikët e tij besojnë ende sot te ‘ringjallja’ e Hoxhës me besimin e patundur se rruga ‘proletariatit’ është e vetmja dhe e duhura për ‘progresin’ shoqëror.

Sali Berisha (1992-1997 president) dhe 2005-2013 (kryeministër) është udhëheqësi i tretë më jetëgjatë i Shqipërisë. Premtoi demokracinë si sistem politik përmes lirisë së tregut. Me të ardhur në pushtet burgosi liderin e opozitës. Përmes skemave piramidale që lejoi, në vend të reformave ekonomike që duhej të ndiqte, e dorëzoi Shqipërinë në kaos total. Në qeverisjen e tij të dytë nuk i dha zgjidhje as problemit të pronave, as çështjes së ish të përndjekurve politikë, dy çështjeve thelbësore që ka pasur e djathta në këto 30 vite, por në vend të tyre ‘prodhoi’ të pasur mjaftueshëm për veten e të majtën, të cilët njihen sot me termin “oligarkë”. Edhe pas rënies së dytë nuk hoqi dorë kurrë nga pushteti, duke u përpjekur të ketë kontrollin e opozitës. Ironikisht i vetmi politikan shqiptar që premtoi se do të ndiqte modelin politik amerikan u shpall ‘non grata’ prej tyre dhe si kundër-lëvizje po tenton rimarrjen e opozitës për t’u përballur me akuzat që i janë ngritur nga DASH, duke i bërë adhuruesit e tij të ëndërrojnë se vetëm nga udhëheqja e tij dhe e askujt tjetër ata mund ta fitojnë betejën me SHBA-të, që të rikthehen sërish në pushtet.

Edi Rama (2013-aktualisht), është lideri i katërt më jetëgjatë në historinë e Shqipërisë. Kësaj shifre i shtohen 11 vitet si kryebashkiak i Tiranës dhe dy vitet si ministër kulture. Erdhi në pushtet me premtimin se ndryshimi vjen nga “njerëzit e zakonshëm”. Sot nuk ka mbetur djalë a vajzë ish-kryeministri, ish-presidenti apo ish-ministri që nuk ka marrë një post të rëndësishëm nën qeverisjen e tij, ndërsa ‘njerëzit e zakonshëm’ në mos kanë shtuar radhët, vazhdojnë të largohen me ritme e ’90 nga Shqipëria. Por Edi Rama ndryshe nga pasardhësit e tij nuk e ka pasur të nevojshme të luftojë me opozitën, ndoshta ngaqë nuk ka pasur opozitë. Kjo e fundit ka luftuar me vetveten. Kështu, nëse ai do të përballet sërish edhe në 2025-ën me ‘të kaluarën’, dhe atë dëshiron, ka gjasa të bëhet i pari udhëheqës që fiton katër mandate radhazi përmes zgjedhjeve pluraliste si dhe i dyti udhëheqës më jetëgjatë pas Enver Hoxhës. Rama sikurse të tjerët nuk ia ka dalë të ngrejë deri tani një model të qëndrueshëm e të stabilizuar ekonomik. Suksesi i tij megjithatë dallohet më së shumti prej të tjerëve në politikën e jashtme, në raportet që ka krijuar me perëndimin dhe atë të fqinjësisë së mirë.

Si konkluzion, në një kohë kur ekstremizmi po kërcënon sërish Europën dhe po pengon demokracitë liberale që i garantuan botës përparimin më të madh ekonomik gjatë shekullit të fundit, atë zhvillim që njerëzimi nuk e kishte arritur në tërë historinë e tij, përmes konkurrencës së ideve dhe të tregut, Shqipëria mund të jetë më e rrezikuara për të mbetur peng i autokratëve dhe diktatorëve apo ‘mbretërve absurdë’ edhe në 100 vitet e ardhshme.

Historiani Tukididi, në antikitet, vërejti se kur një komunitet përfshihej në luftë me vetveten për pushtet, “të moderuarit vuanin më shumë, edhe pse më të shumtë në numër, sepse ata ishin të paorganizuar dhe bëheshin subjekt i sulmeve nga të dyja frontet”.  E thënë ndryshe, nga betejat e ashpra politike për pushtet, në këto 100 vjet pak kanë përfituar, më tepër pasojat i kanë vuajtur shumica dërrmuese e popullit shqiptar, neutralët, të moderuarit, njerëzit më të ndershëm e punëtorë.

Prandaj është emergjencë kombëtare ngritja e së djathtës progresiste, demokratike, liberale, çka do të vinte në provë të reformimit të nevojshëm, për funksionimin normal të demokracisë dhe si rrjedhojë do t’i hapte rrugë zhvillimit normal të demokracisë dhe progresit ekonomik aq të munguar dhe të nevojshëm për të ardhmen tonë, në trojet që trashëguam prej të parëve tanë. /Liberale.al/

JU SUGJEROJME

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Protesta e opozitës/ The Washington Post: Opozita shqiptare kryeson protestën kundër qeverisë
Kryesore

Berisha cakton protestën kombëtare të radhës, më 3 mars do të dalin sërish në Bulevard

14/02/2023
Tentohet të çahet kordoni! FNSH përplaset me protestuesit
Politika

Tentohet të çahet kordoni! FNSH përplaset me protestuesit

13/02/2023
Protesta e opozitës/ The Washington Post: Opozita shqiptare kryeson protestën kundër qeverisë
Kryesore

Protesta e opozitës/ The Washington Post: Opozita shqiptare kryeson protestën kundër qeverisë

11/02/2023
Next Post
Amnistia fiskale/ Jorida Tabaku: Emigrantët po përdoren si ‘fasadë’ nga qeveria

Amnistia fiskale/ Jorida Tabaku: Emigrantët po përdoren si ‘fasadë’ nga qeveria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In