Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SHIFRA E DITËS: 15 mijë sipërmarrje të reja, por shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë

Sipas shifrave zyrtare vitin që lamë pas, ndonëse ishte një vit ku mbizotëroi pandemia, u regjistruan rreth 15 mijë ndërmarrje të reja

by us er1
01/06/2022
in Economi, Ekonomi
0

Nga Aranit Muraçi

Sipas të dhënave të INSTAT, në publikimin e fundit për regjistrat e biznesit, për vitin 2021 u krijuan rreth 15 mijë sipërmarrje të reja, një shifër kjo e konsiderueshme në raport me popullsinë e vendit.



Në vendin tonë numërohen 118.627 ndërmarrje ekonomike aktive (përjashtuar fermerët) sipas të dhënave zyrtare deri në fund të vitit 2021. E ndërsa numri i sipërmarrjeve rritet, paralelisht dhe paradoksalisht rritet edhe numri i shqiptarëve që duan të largohen nga vendi. Sipas raportit të një muaji më parë, të Eurostat, shqiptarët që u kapën pa dokumente gjatë vitit 2021 në vendet e BE-së, dhe u riatdhesuan, zinin vendin e dytë në botë pas ukrainasve. Në raport me popullsinë shqiptarët ishin të parët. Ndërkohë janë edhe 62.922 fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm NIPT; ndërsa në total, numri i njësive ligjore aktive në fund të vitit 2021 është 181.549.

Një paradoks tjetër veç punësimit është prodhimi. E ndërsa rriten sipërmarrjet, Shqipëria çuditërisht ka shtuar volumin e importeve gjatë vitit të fundit. Pra, kuptohet që në shifrat zyrtare të publikuara për vitin që lëmë pas, shumica e sipërmarrjeve janë individuale, duke mos përjashtuar edhe mundësinë që ato të jenë joefektive ose të përkohshme, si dhe pa ndonjë perspektivë për të pretenduar në përmirësimin e ekonomisë sonë.

Në fund të vitit 2021 regjistrohen 128.263 njësi lokale nga të cilat 116.916 ushtrojnë aktivitetin ekonomik në një vendndodhje. Xhiro vjetore e realizuar nga ndërmarrjet për vitin 2021 është 3.428 miliardë lekë. Numri i të punësuarve gjithsej në ndërmarrjet aktive në fund të vitit 2021 është 700.763, nga të cilët 320.371 janë të punësuara femra.

Ndërmarrje aktive (përjashtuar fermerët)

118.627 është numri i ndërmarrjeve në fund të vitit 2021 duke shënuar një rritje prej 1,1% krahasuar me vitin 2020;

14.946 ndërmarrje janë regjistruar gjatë vitit 2021, nga 12.376 të regjistruar gjatë vitit 2020;

86,6% e ndërmarrjeve janë prodhues të shërbimeve, nga 86,4% që ishin respektivisht në vitin 2020;

Në bashkinë Tiranë janë përqendruar pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, ndërsa në bashkinë Pustec shënohet numri më i ulët;

Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar zënë vetëm 1,7% ndaj totalit të ndërmarrjeve. Kontributi i tyre në punësim llogaritet në 51,1% në vitin 2021, nga 51,9% në vitin 2020;

5,6% e ndërmarrjeve janë ndërmarrje të huaja e të përbashkëta, nga ku 40,3% e tyre janë me origjinë nga Italia dhe 5,1% nga Greqia;

Struktura ekonomike e ndërmarrjeve (përjashtuar fermerët)

Në grupin “Prodhues të të mirave”, sektori i industrisë ka ndikimin më të madh në ekonominë e vendit. Kontributi i industrisë duket qartë përkatësisht në:

numrin ndërmarrjeve aktive gjithsej me 7,6%;

numrin e të punësuare gjithsej me 18,8%;

numrin e të punësuarve me pagë me 20,9%;

xhiron vjetore të realizuar me 22,3%.

Në grupin “Prodhues të shërbimeve” operojnë 86,6% e ndërmarrjeve aktive duke realizuar 65,3% të xhiros vjetore.

Në këtë grup ndërmarrjesh, rolin kryesor e luan tregtia (kryesisht tregtia me shumicë, me pakicë dhe riparimi i automjeteve). Të punësuarit gjithsej në tregti zënë 18,7% të numrit të të punësuarve gjithsej.

Ekonomia shqiptare është e fokusuar kryesisht në aktivitetin tregtar dhe shërbime të tjera. Ndërmarrjet me aktivitet tregtar numërojnë 29,9% ndaj totalit të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2021. Aktiviteti tregtar realizon edhe xhiron vjetore më të madhe në ekonomi, me 39,6%

Rreth 85,6% e ndërmarrjeve janë ndërmarrje të vogla me 1-4 të punësuar dhe kontributi i tyre llogaritet në 21,7% në punësim dhe 17,8% në realizimin e xhiros vjetore.

Ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar përfaqësojnë 1,7% të totalit të ndërmarrje, punësojnë 51,1% të të punësuarve gjithsej, dhe realizojnë 46,5% të totalit vjetor të xhiros.

Në qarqet Tiranë, Durrës e Fier janë përqendruar rreth 64,1% e ndërmarrjeve. Numri më i madh i ndërmarrjeve shënohet në qarkun e Tiranës me 54.641 ndërmarrje, ndërsa numri më i vogël në qarkun e Kukësit me 1.261 ndërmarrje. Edhe gjatë vitit 2020 situata paraqitet e njëjtë.

Mbizotërimi i grupit të prodhuesve të shërbimeve është dukuri në të gjitha qarqet.

Në qarqet Tiranë dhe Durrës janë përqendruar 56,7% e grupit të prodhuesve të shërbimeve.

Fermerë të regjistruar

Numri i fermerëve të pajisur me NIPT në fund të vitit 2021 është 62.922 duke shënuar një rritje me 28,3% krahasuar me fermerët në fund të vitit 2020;

Fermerët e regjistruar në bashkinë Lushnje zënë 11,0% të fermerëve aktivë të pajisur me NIPT;

27,2% e fermerëve ushtrojnë aktivitetin ekonomik në ferma mikse;

10,8% e fermerëve pronarë apo drejtues janë gra. 31,1% e ndërmarrjeve drejtohen nga gratë, nga31,4% në fund të vitit 2020; /Liberale.al/

JU SUGJEROJME

4iG nënshkruan Deklaratën Roaming, duke u angazhuar për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor
Aktualitet

4iG nënshkruan Deklaratën Roaming, duke u angazhuar për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

06/12/2022
Momenti më i keq për të marrë kredi, interesat arrijnë në nivelin më të lartë në gati pesë vjet
Ekonomi

Momenti më i keq për të marrë kredi, interesat arrijnë në nivelin më të lartë në gati pesë vjet

28/11/2022
Eurostat, Shqipëria po plaket me ritme të shpejta
Ekonomi

Eurostat, Shqipëria po plaket me ritme të shpejta

11/11/2022
Ekonomi

26.701 numri i bizneseve të mëdha në Shqipëri, u rritën edhe në kohë pandemie

31/10/2022
Next Post
“Kemi tipa të njëjtë” Artisti i njohur flet për lidhjen e re

“Kemi tipa të njëjtë” Artisti i njohur flet për lidhjen e re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In