Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SHIFRA E DITËS: 19 marrëveshjet e Prishtinës, Shqipëria ‘hapet në Ballkan’ edhe me Kosovën

Ndër pikat marrëveshjes është veç bashkimit doganor edhe pranimi i studenteve në Institucionet e Arsimit të Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës

by us er1
20/06/2022
in Economi, Ekonomi, Kryesore, Politika
0

Nga Aranit Muraçi

Ballkani i Hapur, i pranuar deri tani nga Shqipëria por jo nga Kosova, duket se i ndan politikisht Tiranën dhe Prishtinën, por jo ekonomikisht. Të dy vendet kanë vendosur të heqin plotësisht doganat me njëra-tjetrën duke mundësuar shkëmbi tregtare si të kishin një treg i përbashkët.



Është mbajtur sot në Prishtinë mbledhja e tetë e përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës, ku u firmosën 19 marrëveshje e memorandume mirëkuptimi.

Në mbledhjen e tetë të dy qeverive shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë 19 marrëveshjet e bashkëpunimit kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes vendeve si dhe të lehtësojnë jetën e qytetarëve në fusha të ndryshme të jetës.

Në këto marrëveshje përfshihet njohja reciproke e licencave të avokatëve ndërmjetësve dhe zbatimin e dënimeve alternative që japin gjykatat e dy vendeve, apo edhe ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Në 110 vjetorin e Pavarësisë, Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë një Kuvend të përbashkët.

Një nga pikat e kësaj marrëveshje është veç bashkimit doganor edhe pranimi i studenteve në Institucionet e Arsimit të Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Rama tha se është rënë dakord për një abetare unike mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe Enciklopedinë Shqiptare, e cila do të financohet nga dy qeveritë.

Sa i përket “Ballkanit të Hapur”, Rama e pranoi se Tirana dhe Prishtina kanë politikisht disa mosdakordësi, duke i quajtur ato normale, kurse Kurti e quajti bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve tepër pozitiv, ndërsa për Ballkanin e Hapur u shpreh se nuk ka asgjë për të shtuar. “Procesi i Berlinit ndoshta kërkon një fillim të ri”, tha Kurti. “Marrëveshjet e sotme i shërbejnë përbashkimit mes nesh”, theksoi kryeministri i Kosovës. Atëherë, pyetja që shtrohet është se çfarë i pengon në të gjitha fushat e tjera të bashkëpunimit Tiranën dhe Prishtinën, veç asaj që quhet “Ballkani i Hapur”, një projekt politik që synon zbutjen e konflikteve rajonale para anëtarësimit në BE, edhe pse qëllimi i saj është që të ketë lehtësira tregtare mes të gjitha vendeve të Ballkanit?

Më poshtë, 19 marrëveshjet e plota të firmosura mes ministrave dhe në fund nga dy kryeministrat, Rama e Kurti:

1-Marrëveshje bashkëpunimi për pranimin e studentëve në institucionet e arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

2-Protokoll për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë/Kukës.

3-Protokoll për regjimin e trafikut lokal të kufirit në zonat kufitare ndërmjet kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

4-Memorandum bashkëpunimi për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për bashkim doganor.

5-Marrëveshje administrative për zbatimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore.

6-Memorandum mirëkuptimi për sektorin e energjisë.

7-Memorandum bashkëpunimi për bashkëpunim mbi zhvillimin e terminalit të Vlorës.

8-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e zbatimit të programeve të mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

9-Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e gjendjes civile.

10-Marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim përvojash në proceset teknike.

11- Marrëveshje bashkëpunimi për vlerësimin e gjendjes dhe përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Shqipëri-Kosovë.

12-Marrëveshje bashkëfinancimi për studimin e fizibilitetit dhe projekt – idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë.

13- Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë për shërbimin e ndërsjelltë ndërkufitar.

14-Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën farmaceutike dhe të pajisjeve mjekësore.

15-Marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e një platforme të përbashkët digjitale të informacionit dhe promovimit turistik.

16-Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e rinisë.

17-Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e kërkim shpëtimit malor dhe ujëra territoriale.

18-Deklaratë e përbashkët e Ministrave të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

19-Marrëveshje bashkëpunimi për bashkëfinancimin e projektit madhor në albanologji enciklopedia shqiptare. /Liberale.al/

JU SUGJEROJME

PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Next Post
Albin Kurti: Sonte do të takoj Thaçin dhe Veselin

Albin Kurti: Sonte do të takoj Thaçin dhe Veselin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In