Friday, March 31, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SHIFRA E DITËS: 22 vite pritje, BE si “Godoja” për Shqipërinë

Gjermania kërkon çeljen e negociatave, SHBA i ka bërë me kohë thirrje BE-së të hapë negociatat me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, atëherë çfarë e pengon Brukselin të marrë një vendim pozitiv... Bullgaria?!

by us er1
23/06/2022
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Nga Aranit Muraçi

Ishte Franca të cilën “e shoqëroi” Holanda, si dhe disa shtete të tjera skeptike me Shqipërinë, të cilat shtynë për disa kohë çeljen e negociatave me Shqipërinë. Bullgaria, një ndër vendet e fundit që i është bashkuar BE-së  ka nxjerrë një pretendime ndaj Maqedonisë së Veriut dhe është bërë “sebepi” i zvarritjes së procesit të integrimit edhe për Shqipërinë.



Pavarësisht se i është premtuar shumë kohë më parë një perspektivë evropiane, Ballkani Perëndimor po sheh gjithmonë e më tepër se udhëtimit të tij për në BE i është vendosur një “mur”, me perspektiva që vijnë duke u pakësuar.

Shqipëria zyrtarisht u njoh nga BE si “shtet kandidat potencial” në vitin 2000, ndërsa filloi bisedimet me Marrëveshjen e Stabilizim dhe Asocimit (MSA) në vitin 2003. Marrëveshja u nënshkrua më 12 qershor 2006, duke kompletuar kështu hapin e parë të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Shqipëria aplikoi zyrtarisht për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian më 28 prill 2009. Duke ndjekur hapat e shteteve që u bashkuan në BE, në vitin 2004, Shqipëria ka qenë e angazhuar gjerësisht me institucionet e BE-së, madje u bashkua me NATO-n si një anëtare e plotë në vitin 2009.

Bëhen plot 22 vjet pritje, që kur nisi udhëtimi dhe ende nuk janë çelur negociatat, dhe po kaq, apo ndoshta edhe më tepër, besohet se do t’i duhen vendit tonë për t’u bërë një vend anëtar i Bashkimit Europian.

Është faji i Shqipërisë apo i Europës?

Marrin shembullin e fundit, që bllokoi procesin. Çfarë peshe zë Bullgaria në BE, që po pengon aspiratat europiane të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor?

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, i kërkoi kryeministrit aktual bullgar Kiril Petkov të mos fshihet, por të paraqesë në Parlament një propozim për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, propozimin e bëri me kërkesë të presidencës franceze. – “Unë i besoj Macronit dhe Komisionit Evropian”, – theksoi Borisov. Kaq mjafton për të kuptuar se kush fshihet pas “trazirave politike” të Bullgarisë.

Borisov akuzoi gjithashtu kryeministrin Petkov se gënjeu në Bruksel, ndërsa kreu i qeverisë bullgare ngriti akuza të njëjta ndaj tij. Kishte megjithatë shpresa se mund të kishte lëvizje pozitive në Bullgari, kur kreu i opozitës Bojko Borisov u shfaq i gatshëm të votonte për hapjen e negociatave të pranimit. Por kryeministri bullgar Kiril Petkov e quajti Borisovin “personin më të pandershëm që njoh” menjëherë pasi mbërriti të enjten të marrë në samitin e Këshillit Evropian.

“Ai thotë në mëngjes ‘do të mbështes hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE’ dhe në të njëjtën kohë bllokon votimin në parlament të enjten pasdite,” – tha Petkov. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se po vëzhgonte “nga afër” zhvillimet në Bullgari dhe shtoi se ishte “prioritet kryesor” çelja e negociatave si me Shqipërinë, ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut.

Bullgaria me siguri, nëse Gjermania dhe Franca do të ishin në një mëndje për zgjerimin, nuk do të shkonte deri aty sa të bllokonte vullnetin e Europës së Bashkuar. Pra, duket si një lojë pingpongu “e orkestruar” nga segmente të caktuara të vetë BE-së, për refuzimin e Shqipërisë dhe të vendeve të thjerra të rajonit tonë.

Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut megjithatë morën pjesë në samitin e Brukselit për integrimin në Bashkimin Evropian, pavarësisht se më parë kishin kërcënuar se do ta bojkotonin atë për shkak të zhgënjimit, për përparimin e tyre të anëtarësimit në BE.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova fluturuan në Bruksel për të takuar homologët e tyre evropianë. Përpara samitit, kryeministri shqiptar Edi Rama kritikoi krerët e BE për vonesën duke u thënë se “jeni në një rrëmujë të madhe dhe është turp që një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s”. Kryeministri Edi Rama indirekt ngriti pakënaqësi ndaj vendimmarrjes së lartë të BE-së, që nuk i ka bërë presionin e duhur Bullgarisë, në mos e ka nxitur atë të bllokojë procesin e integrimin për rajonin tonë.

Ndërsa BE lëvizi sot me shpejtësi rekord për t’iu dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit që të bashkohen  me BE-në, kancelari gjerman Olaf Scholz u ka kërkuar liderëve të tjerë të BE-së që të ringjallin shpresat edhe për integrimin e Ballkanit me qëllim që të frenohet ndikimi rus, në të gjithë rajonin. – “Gjëja më e rëndësishme është që shtetet nga Ballkani Perëndimor t’iu jepet një mundësi e mirë për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian,” tha Scholz përpara takimit të përbashkët të liderëve europianë në Bruksel.

Atëherë, kur Gjermania kërkon çeljen e negociatave, SHBA i ka bërë me kohë thirrje BE-së të hapë negociatat me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, çfarë e pengon Brukselin të marrë vendimin pozitiv?

Rusia, Kina … apo Franca?!

“Megjithatë, ne do të vazhdojmë udhëtimin tonë drejt Bahkimit Europian” – tha Rama pas mbylljes së ditës së ditës së parë të samitit, duke u shprehur i sigurt se nuk ka qenë Bullgaria shkak kryesor i bllokimit. “Nuk do të presim Godonë”, – tha kryeministri shqiptar, mbi çeljen e negociatave, duke iu referuar fjalëve të bukura dhe premtuese nga zyrtarët e lartë europianë.

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Next Post
Rama tregon prapaskenat nga Samiti i Brukselit: Keqardhje e thellë për BE-në

Rama tregon prapaskenat nga Samiti i Brukselit: Keqardhje e thellë për BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In