Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SHIFRA E DITËS: 23%, taksa e re mbi të ardhurat nga punësimi, antikushtetuese

Ekspertët thonë se taksa deri në 23% për këtë kategori është antikushtetuese, si dhe në vend që ta luftojë atë, do të nxisë informalitetin

by us er1
28/05/2022
in Economi
0

Ekonomisë së një vendi i nevojiten programe afatgjata mbi 10-vjeçare apo më shumë, për të dhënë rezultate. Në 30 vitet e tranzicionit qeveritë shqiptare më tepër kanë eksperimentuar, duke i kushtuar më tepër rëndësi benefiteve në periudha afatshkurtra. Kështu, në mandatin e saj të tretë qeveria e majtë vazhdon të propozojë dhe të testojë ende skema të reja taksimi.

Ekspertët thonë se për të thithur sa më shumë burime njerëzore, sikurse edhe investime të huaja, një shtet duhet t’i ndryshojë shumë rrallë sistemet e taksimit dhe jo çdo 2-3 vjet. Kjo pasi ndryshimi i skemave dhe i normave të tatimit krijon një mjedis të pasigurt dhe të paqëndrueshëm.



Për të sistemuar problemet që lindin në tregun e të vetë-punësuarve të profesioneve të lira që ofrojnë shërbime, disa ekspertë rekomandojnë që profesionistët e lirë të trajtohen si biznes i vogël.

Propozimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për të tatuar të ardhurat e të vetë-punësuarve që ofrojnë shërbime me tatim progresiv nga 13 deri në 23%, nga zero që është tatimfitimi për këtë kategori deri në fashën e xhiros 14 milion lekë (zero TVSH për të ardhurat deri në 10 milion lekë) disa ekspertë dhe biznese e kanë konsideruar atë si antikushtetuese, nxitëse të informalitetit dhe emigrimit të profesionistëve të rinj.

Ndryshimet e ndërmarra synojnë që t’u japin fund deformimeve që i janë bërë sistemit fiskal, ku të punësuar që trajtohen me taksë progresive kanë dalë nga listë-pagesat, duke u regjistruar si të vetëpunësuar. Pra, sistemi i ri parashikon që të vetë-punësuarit që ofrojnë shërbime, profesionet e lira, do të trajtohen njëlloj si të punësuarit me pagë.

Norma e tatimit për këtë kategori do të jetë 0% për të ardhurat deri në 40,000 lekë, 13% nëse të ardhurat mujore janë deri në 150,000 lekë dhe 23% për shtesën e tyre.

Në draftin e ri parashikohet që të ardhurat nga punësimi përfshijnë dhe të ardhurat e fituara nga një person i vetëpunësuar nëse 50%, ose më shumë e të ardhurave të fituara, merren direkt ose indirekt nga një klient i vetëm, ose më shumë se 90% e të ardhurave totale të fituara merren nga më pak se 3 klientë, ose tatimpaguesi është i detyruar të ndjekë udhëzimet e klientit për të përfituar të ardhurat.

Nga ndryshimet do të përjashtohen individët si të vetëpunësuar në biznese familjare, përfshirë edhe kafenetë, restorantet e vegjël apo edhe minimarketet.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikon që projektligji të përfundojë hartimin në muajin qershor dhe më pas të nisin konsultimet me grupet e interesit. Drafti i ri do të përfshijë edhe konceptin e taksimit për dhuratat, në para, si dhe të trashëgimisë po në vlerë monetare me normë 15%. Nga taksimi do të përjashtohen dhurimet dhe trashëgimitë brenda familjes. Ndërsa të ardhurat nga lojërat e fatit, që aktualisht taksohen me 15%, do të vazhdojnë të taksohen me të njëjtën normë.

Tatimfitimi për xhiron deri në fashën 14 mln lekë te profesionet e lira është zero dhe për xhiron deri në 10 mln lekë, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është po ashtu zero. Sistemi i ri parashikon që të ardhurat e tyre neto të taksohen si të të gjithë të punësuarve në kompani publike dhe private. Objekt i tatimit të ri do të jenë përgjithësisht profesione që kërkojnë diploma universitare, apo nivele të larta ekspertize si p.sh.: noterë, avokatë, ekonomistë, inxhinierë, arkitektë, mjekë, stomatologë, etj.

Kontabilistë, audituesit dhe shoqatat e Biznesit i kanë kundërshtuar ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për vendosjen e tatimit progresiv te profesionistët e vetëpunësuar të shërbimeve. Ekspertët thonë se taksa deri në 23% për këtë kategori është antikushtetuese, si dhe do të nxisë informalitetin. Për grupet e interesit, ndryshimet e shpeshta fiskale jo vetëm që rrisin kostot e sipërmarrjes, por edhe do të shtojnë pasigurinë te to. Bizneset janë edhe kundër publikimit të pagave një herë në vit, siç është plani i qeverisë, me qëllim për të shmangur informalitetin. Por ekspertët thonë se kjo mund të nxisë konflikte sociale brenda kompanisë, sepse marrëveshja mes punëdhënësit dhe punëmarrësit është individuale.   /a.muraçi/ Liberale.al/

JU SUGJEROJME

Projekti për ofertën turistike bën bashkë UET dhe grupet e interesit në turizëm
Economi

Projekti për ofertën turistike bën bashkë UET dhe grupet e interesit në turizëm

21/10/2022
Economi

Ekonomia e dijes qëndron pas çmimit në rritje të tokës

03/10/2022
Politika fiskale si mekanizëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian
Economi

Politika fiskale si mekanizëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

28/09/2022
100 miliardë euro ndihmë qytetarëve, qeveria ‘nuk i lë kurrë vetëm’… gjermanët
Economi

100 miliardë euro ndihmë qytetarëve, qeveria ‘nuk i lë kurrë vetëm’… gjermanët

05/09/2022
Next Post
Rama: E kemi shlyer detyrimin me dëshmorët e 21 janarit

Kryeministri Edi Rama për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit: U prehtë në paqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In