Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SHIFRA E DITËS: 258 lekë një litër naftë, çfarë paguajnë ekstra qytetarët shqiptarë

Duke mos llogaritur cilësinë, pse vetëm shqiptarët e paguajnë naftën rreth 20 për qind më shtrenjtë se vendet e tjera të rajonit?

by us er1
08/06/2022
in Economi
0

Nga Aranit Muraçi

Ngritja e Bordit të Transparencës nga qeveria me sa duket po shërben thjesht si një kosto shtesë që po ndikon në rritjen e panevojshme të çmimit të karburanteve. Shqipëria si një vend importues, ashtu si të gjitha vendet e tjera të rajonit, sigurisht që do të ishte në varësi të çmimit që luhatej në bursa dhe tregjet ndërkombëtare, çmime që po rriten me shpejtësi pas luftës në Ukrainë.

Pas rritjes së menjëhershme të çmimit, që shkoi në fillim të marsit në 260 lekë, gjë që nxiti zemërimin e qytetarëve dhe ndezi protesta, qeveria ndërhyri dhe krijoi Bordin e Transparencës, me qëllim që të vendoste periodikisht çmimet e shumicës dhe të pakicës, për të shmangur abuzimet.

Megjithë ndërhyrjen apo edhe përpjekjet për të frenuar abuzimin, çmimi i naftës sot, i caktuar nga Bordi, kapi nivelet historike të asaj që ‘parashikuan’ importuesit e hidrokarbureve. Në krahasim me fundin e muajit shkurt, nafta në vend po tregtohet gati 40% më shtrenjtë se katër muaj më parë. Rritja ka ndikuar direkt në xhepat e konsumatorëve që e blejnë atë çdo ditë për transport, ashtu sikurse edhe indirekt duke rritur produktet e tjera. Makineritë që përdoren në bujqësi punojnë me naftë, kështu që edhe produktet bujqësore po tregtohen më shtrenjtë se një vit më parë. Çmimet e karburanteve duke rritur ndjeshëm kostot e bizneseve, po reflektojnë edhe në nivelin më të lartë të inflacionit gjatë dy-tri dekadave të fundit.

Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i naftës të rritet sot me 10 lekë të tjera, rritja e tretë radhazi, duke shkuar në 258 lekë. Ky është sërish niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, duke kapur fillimin e marsit, kur nafta për pak ditë u tregtua me rreth 260 lekë. Benzina dhe gazi kanë pësuar një rënie të lehtë (benzina do të tregtohet me pakicë me 243 lekë, nga 244 lekë që ishte më parë).

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz do të jetë 86 lekë/litri nga 90 lekë litri që është tregtuar më parë. Shtrenjtimi i ditëve të fundit po justifikohet me rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare.

Vlerësimi i çmimit të karburanteve për muajin maj në tregjet ndërkombëtare, pa llogaritur rritjen e ditëve të fundit, Shqipëria pas të gjitha vendeve të rajonit
Por le të bëjmë një krahasim, për të kuptuar punën e bordit, nëse lindin dyshime se nuk po e bën punën siç duhet, pasi vazhdon abuzimi me çmimin. Shqipëria është vendi i dytë i Ballkanit Perëndimor, veç Serbisë që prodhon naftë, pavarësisht se nuk e përpunon atë. Kjo do të thotë se vendi ynë duhet të kishte të paktën çmimet që kanë vendet e tjera të rajonit tonë, si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Bosnje-Hercegovina, që prodhojnë zero naftë. Por rezulton se në Shqipëri nafta, ndonjëherë  vjen  me cilësi më të dobët se në vendet e rajonit, tregtohet rreth 20 për qind më shtrenjtë, aq sa është norma e TVSH-së. A është kjo arsyeja e “heshtjes së shtetit” tonë, që gjendet edhe në periudha të mira me arkën bosh, për shkak të paaftësisë për të rregulluar tregun dhe për të rritur ekonominë? Çmimi më i lartë i naftës është thjesht tarifa, që shkon në arkën e shtetit dhe që mbulohet nga xhepat e taksapaguesve.
Shqipëria sipas vlerësimeve të fundit e shet më lirë naftën, se vendet e zhvilluara të Europës, por me siguri edhe me cilësi më të dobët

Vendi ynë e tregon naftën pothuajse me çmimin që tregtohet në disa nga vendet më të zhvilluara të BE-së, përfshirë edhe Greqinë. Por këto vende kanë një standard tjetër jetese, ndërsa qeveritë kudo janë duke mbështetur konsumatorët me tarifa kompensimi, derisa të kapërcehet kriza.



Sa i përket tregjeve ndërkombëtare, ditën e sotme një fuçi naftë tregtohej për 122 dollarë, duke arritur edhe në nivelet e marsit. Vendimi i Bashkimit Evropian për të ndaluar blerjen, importin dhe transportin e naftës bruto dhe produkteve të naftës nga Rusia, edhe pse thotë se kjo nuk duhet të pengojë furnizimin për vendet e Evropës Juglindore, megjithatë vendimi ka të ngjarë t’i bëjë ato më të shtrenjta në rajonin tonë.

Çmimet, si tregtohej nafta para luftës në rajonin tonë

Në Evropën Juglindore, Bullgaria, Kroacia, Rumania dhe Serbia importojnë naftë bruto ruse, e po ashtu edhe Turqia, megjithëse pozicioni i kësaj të fundit është krejtësisht i ndryshëm. Bullgaria importon rreth 50% të naftës së saj të papërpunuar, e cila përpunohet në rafinerinë e naftës Lukoil në Burgas. Kroacia blen gaz me vakum nga Rusia, e cila është e nevojshme për prodhimin e naftës që mbulon dy të tretat e tregut vendas. Karburanti prodhohet në rafinerinë e naftës në Rijeka, e drejtuar nga një kompani në pronësi të hungarezëve.

Rumania blen 70% të naftës së saj jashtë vendit. Rusia përbën rreth 30% të importeve ose 21% të konsumit total. Serbia siguroi 20% të naftës së importuar nga Rusia vitin e kaluar, që është 15% e totalit të naftës së përpunuar. Përjashtimet nga BE iu dhanë Bullgarisë dhe Kroacisë, si dhe Republikës Çeke, Hungarisë dhe Sllovakisë. Nga këto katër vende, dy kanë marrë përjashtime nga sanksionet e BE-së. Bullgaria do të jetë në gjendje të importojë naftë dhe produkte ruse deri në fund të vitit 2024, kurse Kroacia do të jetë në gjendje të importojë gaz me vakum deri në fund të vitit 2023. Serbia kësaj radhe nuk ka marrë asnjë përjashtim si ai në paketën e katërt të sanksioneve. Në atë kohë, BE-ja lejoi kompaninë e naftës NIS të vazhdonte të importonte naftë përmes Kroacisë, rruga e saj kryesore e transportit përmes një shteti anëtar të BE-së. Me paketën e katërt, BE-ja ndaloi kompanitë vendase të bëjnë biznes me një grup tjetër firmash ruse.

Komisioni Evropian vendosi që vendet e rajonit tonë të vazhdojnë të importojnë naftë si deri tani, për një kohë të pacaktuar. Natyrisht, ata nuk do të mund ta rishesin atë dhe as produktet e prodhuara prej tij. Disa nga vendet e mbetura në rajon – Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Greqia, Qiproja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Sllovenia – nuk kanë rafineri dhe kështu nuk importojnë naftë. Ata që importojnë produkte të naftës kryesisht nuk i blejnë ato nga Rusia, por nga një vend tjetër importues dhe këtu lind edhe vështirësia e kontrollit dhe lehtësia e abuzimit.

Tregu i naftës në Evropë sigurisht që do të qetësohet, kur nafta e papërpunuar ruse të zhduket prej tij. BE importon rreth 96% të naftës bruto, nga e cila rreth 30% vjen nga Rusia. Sipas Komisionit Evropian ndalimi do të reduktojë importet ruse me dy të tretat. Nafta ruse me siguri do të shkojë në pjesë të tjera të botës, ndërsa nafta nga furnizuesit e tjerë do të përfundojë në Evropë. Vlen të theksohet se vendimi i disa ditëve më parë i BE-së do të hyjë në fuqi në fillim të dhjetorit për naftën bruto dhe në fillim të shkurtit për derivatet e naftës. Periudha e tranzicionit mund të qetësojë deri diku tregun. Shpresojmë që deri atëherë të gjejë qetësi edhe tregu shqiptar. Dhe nëse në tregjet e huaja do të vijë një ditë dhe do të ulet çmimi, nga e kaluara në vendin tonë kjo vështirë se mund të ndodhë. /Liberale.al/

JU SUGJEROJME

Projekti për ofertën turistike bën bashkë UET dhe grupet e interesit në turizëm
Economi

Projekti për ofertën turistike bën bashkë UET dhe grupet e interesit në turizëm

21/10/2022
Economi

Ekonomia e dijes qëndron pas çmimit në rritje të tokës

03/10/2022
Politika fiskale si mekanizëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian
Economi

Politika fiskale si mekanizëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

28/09/2022
100 miliardë euro ndihmë qytetarëve, qeveria ‘nuk i lë kurrë vetëm’… gjermanët
Economi

100 miliardë euro ndihmë qytetarëve, qeveria ‘nuk i lë kurrë vetëm’… gjermanët

05/09/2022
Next Post
Reperi i njohur prezanton vilën dhe makinat e tij luksoze

Reperi i njohur prezanton vilën dhe makinat e tij luksoze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In