Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SHIFRA E DITËS: 265 lekë litri i naftës në Shqipëri, çfarë po ndodh me çmimet?

Nga situata dramatike që po kalon Europa, vendi ynë me siguri mund të përballet me një skenar aspak të këndshëm në dimër, nëse nuk ndërton një plan shpëtimi, që të përfshijë të gjithë skenarët e mundshëm

by us er1
17/06/2022
in Economi, Ekonomi, Kryesore, Shqipëria
0

Nga Aranit Muraçi

Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri kapi vlerën 265 Lekë për litër, më e larta e vendosur ndonjëherë që nga krijimi i Bordit të Transparencës, teksa hyri në fuqi të premten e 18 qershorit në ora 18-00.



Qytetarët shqiptarë do të paguajnë një çmim rekord, ndërsa efekti zinxhir që shkakton në ekonomi, pritet të rrisë edhe çmimet e tjera si në transport, ushqime, produktet e shportës etj.

Luhatja e çmimeve të karburanteve në Shqipëri përgjithësisht reflektohet nga çmimi i bursës ndërkombëtare. Aktualisht nafta e përpunuar në bursat e Londrës dhe të Nju Jork shitet me 113 Dollarë për fuçi, ndërkohë që një javë më parë ky çmim ishte 120 Dollarë për fuçi. Javën e kaluar çmimi i naftës në vendin tonë shkoi 258 Lekë/litër, kurse në bursat ndërkombëtare ishte 120 Dollarë/fuçia.

Po ashtu sot në bursat e huaja është reflektuar një ulje e lehtë prej 5-7 dollarë për fuçi, kurse çmimi i naftës në vendin tonë u rrit në 265 Lekë/litër, sepse tregu shqiptar reagon me vonesë.

Për faktin që Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në rajon, kjo shpjegohet nga politika fiskale që ajo ndjek (taksat më të larta e rrisin çmimin edhe pse kjo dëmton direkt konsumatorin), ndërsa lidhur me abuzimet e mundshme të importuesve, kjo është detyrë e institucioneve ligjzbatuese.

Po ashtu duket qartë që Shqipëria nuk ka lidhur kontrata direkte me kompanitë prodhuese,  prandaj edhe është në varësi të palëve të treta, sikurse duket se nuk ka as rezerva, sikurse ndodh me vendet e tjera.

Nga situata dramatike që po kalon Europa, vendi ynë me siguri mund të përballet me një skenar aspak të këndshëm në dimër, nëse nuk ndërton një plan shpëtimi, që të përfshijë të gjithë skenarët e mundshëm.

Moska ka ulur furnizimet e saj të hidrokarburëve për Europën, duke ndikuar në rritjen galoponte të çmimeve. Me shkurtimet që përkonin me një vizitë të liderëve të Gjermanisë, Italisë dhe Francës në Kiev këtë javë, zëvendës-kancelari i Gjermanisë Robert Habeck tha se çdo çështje teknike ishte qartësisht një “pretekst” për Rusinë që të shtrydhte ekonominë e Evropës.

Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, tha se ndërprerja e furnizimeve nga Gazprom dukej si një lëvizje “strategjike” e Moskës për  t’i kujtuar Evropës se ajo nuk duhet të ndihet “shumë e sigurt apo shumë rehat”.

Nëse Rusia nuk i rikthen furnizimet, Evropa ka frikë se industria e saj do të zhytet edhe më tej në krizë, pasi rezervat e gazit mund të mos jetë të mjaftueshme përpara muajve të dimrit, kur dihet që kërkesa do të jetë shumë më e lartë e aktualisht.

Është e qartë se vendimi i Rusisë, i cili ka reduktuar kapacitetin e furnizimeve me 60 për qind dhe ka çuar në ulje të flukseve drejt vendeve të BE-së , nga Franca në Sllovaki, po e çon krizën energjetike në një fazë të re dhe të rrezikshme.

“Situata aktuale është një nga rezultatet më të këqija që kishim menduar,” tha Edward Morse, analist i Citi, ndërsa paralajmëroi se çmimet ka të ngjarë të rriten këtë dimër, nëse furnizimet ruse nuk rikthehen si më parë. Kjo situatë ka shtuar ankthin global për rritjen e inflacionit, ndërsa bankat qendrore luftojnë për të kontrolluar rritjen e çmimeve pa shkaktuar një ngadalësim të madh ekonomik.

Evropa e ka bërë të qartë që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt se donte të largonte sa më shpejt varësinë e saj ndaj energjisë ruse. Përqindja e konsumit evropian të gazit që vjen nga Rusia është përgjysmuar që nga nisja e luftës, në 20 për qind të totalit, sipas konsulencës ICIS.

BE-ja ka reaguar për të forcuar sanksionet kundër Rusisë, duke çuar në ndalesat e importit të naftës së papërpunuar nga deti dhe të çdo cisterne që transporton naftë ruse.

Laurent Ruseckas, një specialist i tregut të gazit në IHS Markit, tha se ekziston rreziku që Moska të bëjë shkurtime edhe më të mëdha përsa i përket furnizimeve këtë dimër.

Moska po tenton të dobësojë sanksionet, duke rritur presionin mbi ekonominë e Evropës.

Me një dimër potencialisht të vështirë, Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës ka nisur të zbatojë një plan efikasiteti, duke u bërë thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë këtë verë, në mënyrë që vendi të ketë më shumë gaz në dispozicion përpara dimrit.

Në Itali furnizimet nga Gazprom kanë rënë me 15 për qind. Edhe qeveria italiane mund të aktivizojë një plan urgjent për të kufizuar përdorimin e gazit javën e ardhshme, duke përfshirë frenimin e furnizimeve për disa përdorues industrialë.

Në periudhë afatgjatë BE synon të përdorë më shumë burime të rinovueshme, por nuk ka kohë të mjaftueshme për të shtuar kapacitetet e saj përpara dimrit.

Henning Gloystein, një analist në Eurasia Group, këshilloi BE-në që të gjejë zgjidhje para dimrit, për t’i dhënë fund të gjitha furnizimeve me gaz nga Rusia, duke kërkuar burime të tjera.

Nëse Rusia vendos të ndalojë furnizimet tërësisht, Evropa mund të përgjigjet duke i ndërprerë të gjitha kontratat afatgjata me kompanitë ruse. “Rusia ka thënë ‘është gazi ynë, është loja jonë’, por ne duhet të themi ‘janë paratë tona, është loja jonë”.

E ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, mes Rusisë dhe Perëndimit po zhvillohet një “lojë nervash” në tregti.

Siç ishte paralajmëruar, vendet e vogla, me ekonomi dhe institucione të të dobëta si Shqipëria do t’i vuajnë më rëndë pasojat ekonomike. /Liberale.al/

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
2 mijë euro për legalizimin e hotelit, Lame kërkon falje për Shefin e Kadastrës në Sarandë

Abuzimet në Kadastër, Lame: Në regjistrat e Tiranës mungojnë mijëra faqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In