Wednesday, June 15, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SHIFRA E DITËS: 342 mln euro më tepër në arkën e shtetit nga kriza e çmimeve, sa ‘e varfër’ Italia!

Shqipëria veç krizës takson direkt konsumatorin, si krahasim Italia nga kriza e çmimeve po takson fitimet e kompanive që zotërojnë produktet energjetike apo ushqimore, si politikë fiskale, me qëllim për t'u shpërndarë nga 200 euro mbi 30 milionë qytetarëve

by us er1
14/06/2022
in Ekonomi
0

Nga Aranit Muraçi

Nuk ka më asnjë surprizë mbi të ardhurat që mblidhen në arkën e shtetit ku ndikimin kryesor e ka dhënë rritja e çmimeve.

Kriza e çmimeve mund të ketë shqetësuar çdo qytetar, por ndoshta jo qeverinë, sepse ka pasur ndikim pozitiv për arkën e shtetit. Deri në fund të majit u arkëtuan 342 milionë euro më shume në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Rritja e çmimeve do të thotë se TVSH, akciza dhe të gjitha taksat e tjera sjellin më tepër kontribut në arkën e shtetit. Ndërkohë dihet që kasat ndikojnë direkt në çmim dhe rëndojnë direkt mbi xhepat e konsumatorëve.

Qeveria ka preferuar të mbajë të njëjtin nivel taksimi mbi produktin (të ardhurat), ndërsa në shumë vende të tjera si politikë fiskale më efikase në këtë periudhë krize është menduar që taksat të rriten mbi fitimin, kryesisht për kompanitë eksportuese dhe ato prodhuese, sidomos atyre të energjisë, karburanteve dhe të produkteve ushqimore.

Një politikë e tillë fiskale do të thotë se eksportuesit apo grosistët e mëdhenj nuk janë të prirur për të abuzuar me çmimin.

Në muajin korrik 31.5 milionë italianë do të marrin bonusin prej 200 eurosh, si masë lehtësuese e ndërmarrë nga qeveria italiane pas rritjes së çmimeve.  Përfituesit sipas dekretit qeveritar janë kryesisht punonjësit, pensionistët, të papunët, fitues të shtetësisë italiane, shtëpiakë, punëtorë sezonalë, punëtorë “part-time”, të vetëpunësuar etj., pra me pak fjalë, të gjithë ata që mbahen me një rrogë si dhe më të varfrit.  Ku do t’i gjejë mbi 6 miliard euro qeveria italiane? Do të taksohen me 40 për qind të fitimit kompanitë energjetike dhe grosistët e produkteve kryesore të ushqimeve, eksportuesit e mëdhenj, pasi kjo politikë fiskale i dekurajon ato përfitojnë edhe abuzivisht nga rritja e çmimit.

Politika fiskale përmes rishpërndarjes së të ardhurave besohet nga ekspertët se ndikon më pozitivisht në frymëmarrjen e ekonomisë, pasi gjysma e popullsisë italiane është e sigurt që nuk do t’i kursejë paratë që do të marrë si bonus (ndryshe nga miliarderët), por do t’i shpenzojë për të blerë më shumë mallra, ndërsa kështu paraja mund të rikthehet sërish tek kompanitë e mëdha, por si ndryshim, ajo qarkullon më lehtësisht.

Kurse paratë që mblidhen në formë taksimi mbi produktin përfundimtar nga qeveria (TVSH-ja, akciza etj) dhe jo mbi fitimin nga kompanitë që zotërojnë produktin rëndon direkt mbi xhepat e qytetarëve. Nga ana tjetër pretendimi se ato do t’u shpërndahen sërish shtresave në nevojë, e bën më pak të besueshëm apo edhe efektiv procesin e rishpërndarjes dhe menaxhimin e krizës së çmimeve.

Prandaj, edhe në vendin tonë nga kriza e çmimeve më shumë para po shkojnë në arkën e shtetit dhe në xhepat e grosistëve që përfitojnë, ndonjëherë edhe abuzivisht.

 

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Financave të ardhurat totale për 5-mujorin e parë të vitit 2022 u realizuan në masën 107 % të planit.

Ndërkohë shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 5 mujore të vitit 2022, arritën në rreth 213.4 miliard lekë, me një realizim në masën 90.5 për qind të planit të periudhës ndërkohë që, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar më i lartë ose 1.28 miliard lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 5 mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 33.5 për qind të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe 33 për qind të planit vjetor sipas Aktik Normativ.

Niveli i suficitit për periudhën 5 mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 19.9 miliard lekë nga rreth 17.8 miliard lekë deficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 20.7 miliard lekë, por për periudhën 5 mujore të vitit 2022 vihet re një rritje e ndjeshme e nivelit të suficitit.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 204.7 miliardë lekë, 38.1 miliardë ose 22.8% më shumë, krahasuar me vitin 2021, si dhe 12.3 miliardë ose 6.4% më shumë se plani 5-mujor për vitin 2022.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 83.8 miliardë lekë, 16 miliardë lekë ose 23.6% më shumë se 5 muori 2021, si dhe 3.5 miliardë lekë ose 4.3 % më shumë se plani i të ardhurave doganore për 5 mujorin e vitit 2022.

Të ardhurat nga TVSH në import për 5 mujorin rezultojnë 59.3 miliardë lekë, 13.5 miliardë lekë ose 29.5 % më shumë se një vit më parë, si dhe 3.7 miliardë ose 6.7% më shumë se plani për 5 mujorin 2022.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 19.5 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë ose 6.5% më shumë se viti 2021, si dhe 1.7 miliardë lekë ose 7.8% më pak se plani i akcizës për 5 mujorin 2022.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.9 miliardë lekë, 831 milionë ose 78.7% më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe realizim në masën 151.6% kundrejt planit.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 3.1 miliardë lekë, 453 milionë lekë ose 16.9% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe realizim në masën 129.6% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 5 mujorin 2022 u realizuan në masën 120.9 miliardë lekë, 22.1 miliardë ose 22.3% më shumë se 5 mujori i vitit të kaluar, si dhe 8.8 miliardë lekë, ose 7.9% më shumë se plani i 5 mujorit 2022.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 16.6 miliardë lekë, 7.2 miliardë ose 76.1% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe 320 milionë ose 2% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 5 mujorin 2022. Rimbursimet për periudhën 5 mujore 2022 janë 5.6 miliardë lekë, 6.8 miliardë lekë ose 54.8% më pak se 5 mujori 2021, si dhe 1.5 miliardë lekë ose 20.8% më pak se plani i rimbursimit të TVSH-së për 5 mujorin 2022.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 20.8 miliardë lekë 5.6 miliardë lekë, ose 37.2% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe 5.8 miliardë lekë ose 38.7% më shumë se plani i vitit 2022 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 19.1 miliardë lekë, 3.1 milardë lekë ose 19.1% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe 927 milionë ose 5.1% më shumë se plani i 5 mujorit 2022.

Taksat nacionale, për periudhën 5 mujore 2022 u realizuan në masën 16.6 miliardë lekë, 1.8 miliardë lekë ose 11.9% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe 409 milionë lekë ose 2.5% më shumë se plani i përcaktuar për 5 mujorin 2022.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore  (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 47.8 miliardë lekë, 4.4 miliardë lekë ose 10.2% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe realizim 103 % të planit për 5 mujorin 2022.

Pyetja që shtrohet është se përse duhet të ketë më shumë para në arkën e shtetit nga kriza r çmimeve dhe më pak në xhepat e qytetarëve si dhe gjithashtu, sa e sigurt është që rishpërndarja e të ardhurave do të shkojë në destinacionin e duhur? /Liberale.al/

JU SUGJEROJME

SHIFRA E DITËS: 6.7 inflacioni në Shqipëri, 8.6 në SHBA dhe 8.1 në BE, pse paralajmërohen protesta në Tiranë
Ekonomi

SHIFRA E DITËS: 6.7 inflacioni në Shqipëri, 8.6 në SHBA dhe 8.1 në BE, pse paralajmërohen protesta në Tiranë

13/06/2022
Euro pëson rënie historike, ja me sa këmbehet sot
Ekonomi

Euro pëson rënie historike, ja me sa këmbehet sot

13/06/2022
SHIFRA E DITËS: 3 muaj pushime për nxënësit, pak apo shumë?
Economi

SHIFRA E DITËS: 3 muaj pushime për nxënësit, pak apo shumë?

11/06/2022
Nafta/ Qytetarët thirrje për protesta, a është transparent Bordi i Transparencës
Ekonomi

Nafta/ Qytetarët thirrje për protesta, a është transparent Bordi i Transparencës

09/06/2022
Next Post
Dua Lipa fut në sherr Tiranën dhe Prishtinën, kërkohet dorëheqja e Kurtit

Dua Lipa fut në sherr Tiranën dhe Prishtinën, kërkohet dorëheqja e Kurtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria një vend plot me kontradikta, u përpoqa për ta kuptuar por nuk ia dola!
  • Zelensky: Nëse na jepen armë, ne do të ecim përpara
  • Dua Lipa fut në sherr Tiranën dhe Prishtinën, kërkohet dorëheqja e Kurtit
  • SHIFRA E DITËS: 342 mln euro më tepër në arkën e shtetit nga kriza e çmimeve, sa ‘e varfër’ Italia!
  • Avokati Lapaj: Harta e re e Gjyqësorit do të prekë drejtpërdrejtë qytetarët



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In