Tuesday, August 2, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SHIFRA E DITËS: 40 miliardë dollarë në tremujorin e fundit, falë shitjeve të iPhone

Apple deri tani u ka shitur të gjithëve një iPhone. Pajisja e kudogjendur po bëhet një vitrinë për shërbimet e firmës, ja kur del iOS 16

by us er1
01/08/2022
in Bota, Economi, Kryesore
0

Pesëmbëdhjetë vjet pas prezantimit të tij, iPhone “vazhdon të ndryshojë botën”, tha Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, ndërsa kompania raportoi të ardhurat tremujore më 28 korrik.

Sigurisht, për 15 vjet Apple ka ndryshuar shumë. Kompania më e vlefshme në botë tejkaloi parashikimet duke raportuar një rritje modeste të të ardhurave nga viti në vit. Kjo ishte kryesisht falë iPhone, i cili gjeneroi shitje prej më shumë se 40 miliardë dollarësh në tremujorin e fundit.

Megjithatë, ndërsa tregu botëror i smartfonëve maturohet, roli dominues i iPhone në pasurinë e Apple po zvogëlohet. Ndërsa në kulmin e saj pajisja përbënte dy të tretat e të ardhurave të firmës, në tremujorin e fundit kontributi i saj ishte pak më pak se gjysma. Në selinë qendrore të Apple-it në Cupertino, Kaliforni, inxhinierët po punojnë në të gjitha llojet e pajisjeve që një ditë të mund të pasojnë smartfonin, kur të bien shitjet.

E ardhmja e  Apple është tashmë e qartë: një pjesë në rritje e të ardhurave dhe një pjesë edhe më e madhe e fitimeve nuk do të vijnë nga ndonjë produkt, por nga shërbimet që do të afrojë kompania.

Apple me softuer të ri iPhone që lëshohet çdo vit (që nga iPhone i parë) nuk do të mungojë as këtë vit me risitë e teknologjisë, duke shtuar veçori të reja dhe përmirësuar përvojën e përgjithshme të smartfonëve. Viti 2022 nuk do të jetë ndryshe, pasi pritet të dalë iOS 16.

I zbuluar në WWDC 2022, iOS 16 do të përmirësojë iPhone-in me veçori të reja, duke përfshirë një ekran bllokimi të personalizueshëm (i plotësuar me miniaplikacione), një sistem njoftimi të rifreskuar, ndryshime të reja të mesazheve dhe shumë më tepër. Ai pritet të dalë në mes të muajit shtator të këtij viti, megjithëse jo të gjithë distributorët e iPhone do të jenë në gjendje të marrin përmirësimin e tij.

Kur del në treg?

Siç ka ndodhur me lançimin e iPhone-ve të rinj në shtator, edhe ky vit nuk pritet të bëjë përjashtim megjithëse nuk ka ende një datë zyrtare. Pritet që  të dalë afërsisht në mes të muajit.

Sa do të kushtojë iOS 16?

Si gjithmonë, iOS 16 do të jetë një përmirësim falas për të gjitha modelet e mbështetura të iPhone.

Cilët iPhone do të mbështesin iOS 16?

Ndërsa Apple u përfol se do të hiqte dorë nga mbështetja për gamën e iPhone 6s me iOS 16 – një zgjedhje e kuptueshme, duke pasur parasysh se u lëshua në 2015 – kompania shkoi një hap më tej në njoftimin e saj zyrtar, me përditësimin iOS 16 duke hequr mbështetjen për më shumë se vetëm iPhone 6s.

Në fakt, Apple konfirmoi se do të ishte i disponueshëm vetëm për iPhone 8 dhe me telefonët e tjerë më të fundit, që do të thotë se pajisjet e mëposhtme nuk do të marrin përmirësimin në iOS 16:

iPhone 7 Plus

iPhone 7

iPhone 6s

iPhone 6s Plus

iPhone SE (2016)

Lista e pajisjeve që do të kenë mbështetjen e iOS 16:

iPhone SE (2022)

iPhone 13 Pro Max

iPhone 13 Pro

iPhone 13

iPhone 13 mini

iPhone 12 Pro Max

iPhone 12 Pro

iPhone 12

iPhone 12 mini

iPhone 11 Pro Max

iPhone 11 Pro

iPhone 11

iPhone SE (2020)

iPhone XS Max

iPhone XS

iPhone XR

iPhone X

iPhone 8 Plus

iPhone 8

/Liberale.al/

 

JU SUGJEROJME

Ben Blushi merr drejtimin e “Euronews Albania”
Kryesore

Ben Blushi merr drejtimin e “Euronews Albania”

01/08/2022
Rikthimi i tensioneve në veri të Kosovës, çfarë nuk shkon me Ballkanin?
Kosova

Rikthimi i tensioneve në veri të Kosovës, çfarë nuk shkon me Ballkanin?

01/08/2022
Meta prezanton ‘Koordinatoren e re Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit’
Aktualitet

Meta prezanton ‘Koordinatoren e re Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit’

01/08/2022
Të gjithë reaguan pas tensioneve në veri të Kosovës, Berisha: Pse hesht Rama!
Aktualitet

Të gjithë reaguan pas tensioneve në veri të Kosovës, Berisha: Pse hesht Rama!

01/08/2022
Next Post
Të gjithë reaguan pas tensioneve në veri të Kosovës, Berisha: Pse hesht Rama!

Të gjithë reaguan pas tensioneve në veri të Kosovës, Berisha: Pse hesht Rama!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Ben Blushi merr drejtimin e “Euronews Albania”
  • Rikthimi i tensioneve në veri të Kosovës, çfarë nuk shkon me Ballkanin?
  • Meta prezanton ‘Koordinatoren e re Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit’
  • Të gjithë reaguan pas tensioneve në veri të Kosovës, Berisha: Pse hesht Rama!
  • SHIFRA E DITËS: 40 miliardë dollarë në tremujorin e fundit, falë shitjeve të iPhone



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In