Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SHIFRA E DITËS: 43% e italianëve përdorin kursimet e tyre për krizën. Po shqiptarët!

Sondazhi: 65.9% e italianëve nuk kanë besim te sistemi gjyqësor dhe vetëm 8% besojnë se drejtësia funksionon mirë

by us er1
26/05/2022
in Economi
0

Nga Aranit Muraçi

Italianët shprehen të zhgënjyer dhe në krizë ekonomike, të frikësuar nga lufta dhe kriza energjetike. Të rinjtë po mbyllen gjithnjë e më shumë në vetvete dhe janë të varur nga rrjetet sociale dhe interneti. Është kjo panorama e Italisë në raportin e 34-të të “Eurispes 2022”.



Sipas sondazhit, 84.3% e italianëve janë të shqetësuar për mundësinë e një konflikti botëror, por kriza energjetike i shqetëson edhe më shumë (87.3%). Urgjencat shëndetësore dhe sistemi shëndetësor shqetëson 14,3% të qytetarëve kurse 7,4% frikësohen nga mundësia se mund të sëmuren. Të dhënat u zbuluan nga Raporti i “Eurispes” në Itali, përmes një sondazhi i cili u realizua për 34 muaj.

Sipas të dhënave, 83,2% e italianëve janë të shqetësuar për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, ndërsa qëndrimi i disa vendeve si Kina, Brazili dhe India ndaj emergjencës klimatike është burim ankthi për 75,7% të tyre. Më pak shqetësues duket se është ekspansionizmi ekonomik i Kinës.

Situata e përgjithshme ekonomike e Italisë është përkeqësuar në dymbëdhjetë muajt e fundit sipas (59.1% të qytetarëve) dhe do të vazhdojë të përkeqësohet edhe vitin e ardhshëm (47%), ndërkohë që pothuajse gjysma e familjeve janë të detyruara të përdorin kursimet e tyre, për të përballuar jetesën deri në fund të muajit.

Në mënyrë të detajuar, gjendja ekonomike e familjeve italiane ka mbetur e qëndrueshme gjatë vitit të fundit në 36,5% të rasteve, ndërsa në 39,4% është përkeqësuar. Pak prej tyre kanë gjetur përmirësime (12.3%).

Sakaq, 45,3% e familjeve janë të detyruara të përdorin kursimet e tyre për të përballuar shpenzimet deri në fund të muajit dhe aftësia për të kursyer është ulur (22,9%; -4,7%); ndërsa vështirësia në pagesën e pronave të paluajtshme është rritur (43%; + 4.8%).

Rreth një në katër familje italiane përballen me shpenzime ekstra mjekësore (24.5%), apo me pagesë për gaz dhe energji elektrike etj. 35.7% (+7, 2% krahasuar me 2021) kërkuan mbështetje financiare nga familja e tyre ose iu drejtuan miqve, kolegëve ose të afërmve të tjerë, kurse (18.2%, + 3.1%); 18% (+ 2,9%) kërkuan një kredi bankare, ndërkohë që pagesa me këste për të bërë blerje është shumë më e përhapur, e përdorur nga rreth një në tre italianë (33,6%).

Po ashtu, 11.1% e kampionit të sondazhit, në pamundësi për të marrë kredi bankare, kërkuan kredi nga individë privatë (jo të afërm apo miq), një praktikë që shpesh përkthehet në formën e fajdeve; 14.4% është dashur të shesë ose ka humbur asete (shtëpi, biznes, makinë, etj.) dhe 12.9% janë kthyer për të jetuar në shtëpi me familjen e origjinës ose me atë të vjehrrit (+ 2.9%). Ata që më parë kishin nevojë për një kujdestar për veten ose për një të dashur, hoqën dorë nga ky shërbim në 31.6% të rasteve dhe 27.5% e prindërve hoqën dorë nga ndihma për një “babysitter”.

Studentë dhe punëtorë zgjodhën të kthehen në vendlindje për shkak të pandemisë, teksa rezulton se 28.8% janë detyruar ta bëjnë këtë për shkak të mungesës së punës.

Pandemia, e cila i detyroi adoleshentët dhe të rinjtë në izolim social dhe shkollor për muaj të tërë, pikërisht në një moshë në të cilën marrëdhëniet me të tjerët janë formuese dhe themelore, ka gjeneruar efekte që do të llogariten si dëme për ekonominë, në vitet në vijim.

65.9% e italianëve nuk kanë besim te sistemi gjyqësor dhe vetëm 8% besojnë se drejtësia funksionon mirë. Drejtësia e keqe, sipas analizës, do të shkaktohej mbi të gjitha nga proceset tepër të ngadalta të gjyqeve. Përballë një gabimi të pësuar të konfigurueshëm si krim ose të paligjshëm – shpjegon Eurispes -, më shumë se 1 qytetar në 4 preferon të mos denoncojë.

Italianët, në përgjithësi, janë kompakt në pohimin e tyre se gjyqtarët duhet të gjykohen me të njëjtin sistem që zbatohet për të gjithë qytetarët (80.2%), ndërsa mbizotëron ideja sipas së cilës vendimi i gjyqtarëve mund të kushtëzohet nga përkatësia politike (57.8%).

Të dhënat e sondazhit në Itali sigurisht që mund të nxjerrin një panoramë shumë më dramatike, me situatën në Shqipëri, shkaktuar nga kriza e pandemisë dhe ajo energjetike. Italia është një ndër shtatë vendet më të industrializuara në botë, ndërsa Shqipëria një nga ekonomitë më të varfëra në Europë.

Në Shqipëri mungojnë sondazhe dhe studime të specializuara për të nxjerrë herë pas herë në pah shqetësimet e qytetarëve. Kjo është arsyeja e eksodit masiv të tyre, që prej vitit ’90 dhe deri më sot drejt vendeve të BE-së, fenomen që nuk ndalet, ngaqë mungon edhe dëshira për të mësuar arsyen ose shkaqet e braktisjes së vendit nga të rinjtë.

Një raport i publikuar së fundmi nga Banka e Shqipërisë tregon se 17% e familjeve shqiptare parapëlqejnë të marrin borxh te të njohurit dhe një shifër më e ulët, rreth 13 për qind i drejtohet sistemit bankar. Pjesa tjetër e përballon jetesën me të ardhurat që siguron. Problemi me të rinjtë në vendin tonë mund të jetë shumë herë më shqetësues, sikurse kujdesi shëndetësor, apo kujdesi për të moshuarit etj.

Sa i përket drejtësisë, në Itali sondazhet e fundit tregojnë se shumica e qytetarëve të saj nuk kanë besim se një i tillë mund të jetë i pavarur. Në vendin tonë nëse drejtësia nuk ka arritur rezultatet e duhura, do të ishte ndoshta më mirë që të mos kishte ekzistuar, sepse nga denoncimet publike, shpesh me vendimet e saj mund të ketë rezultuar e dëmshme për shoqërinë.

/Liberale.al/

JU SUGJEROJME

Projekti për ofertën turistike bën bashkë UET dhe grupet e interesit në turizëm
Economi

Projekti për ofertën turistike bën bashkë UET dhe grupet e interesit në turizëm

21/10/2022
Economi

Ekonomia e dijes qëndron pas çmimit në rritje të tokës

03/10/2022
Politika fiskale si mekanizëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian
Economi

Politika fiskale si mekanizëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

28/09/2022
100 miliardë euro ndihmë qytetarëve, qeveria ‘nuk i lë kurrë vetëm’… gjermanët
Economi

100 miliardë euro ndihmë qytetarëve, qeveria ‘nuk i lë kurrë vetëm’… gjermanët

05/09/2022
Next Post
Balluku tregon familjet që mund t’iu rritet çmimi i energjisë elektrike

Balluku tregon familjet që mund t’iu rritet çmimi i energjisë elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In