Friday, March 31, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SHIFRA E DITËS: 7 mijë pasagjerë me tren dhe 1.6 milion me avion për 2022, jo ‘më kot’ shqiptarët të vetmit në Europë që ndërtojnë aeroporte para hekurudhave

Në mungesë apo në lënien në harresë të hekurudhave, Shqipëria pavarësisht kostove më të larta të transportit ajror duket se ka ecur “para në kohë” me të gjitha vendet e zhvilluara, duke preferuar masivisht për udhëtime ndërkombëtare, atë që është zbuluar më vonë, ndonëse është edhe më i kushtueshmi nga të gjithë: transportin ajror

by us er1
29/06/2022
in Ekonomi, Kryesore
0

Nga Aranit Muraçi

Ka një fakt interesant. Shqipëria është vendi i vetëm i Europës që ndërtoi aeroportin e më pas hekurudhat. Kjo për arsyen e prapambetjes së saj historike. Aeroporti kërkonte më pak kohë dhe shpenzime, ndërsa për të ndërtuar hekurudhat u deshën dakada, madje edhe me punë vullnetare.



Fluturimet e para në vendin tonë, në fakt, filluan në vitin 1926, por aeroporti i parë ndërkombëtar i Tiranës iu nënshtrua rikonstruksionit dhe u hap mes viteve 1955-1957. Në atë kohë linjat hekurudhore në Shqipëri thuajse nuk ekzistonin. Por edhe pse hekurudhat u ndërtuan me shumë mund e sakrifica, çuditërisht ato prej vitesh u janë hequr shqiptarëve si një mundësi e mirë dhe e lirë për transportin kombëtar të mallrave apo edhe të qytetarëve.  Sot hekurudhat, plot 30 vite pas rënies së komunizmit, duhet të ishin një mundësi e mirë dhe e lirë për transport ndërkombëtar të mallrave, qytetarëve, apo dhe të turistëve.

Disa projekte për të lidhur hekurudhat tona me ato të vendeve të tjera kanë mbetur në letër, për faktin e thjeshtë se ende nuk është në funksionim hekurudha që lidh Tiranën me Durrësin.

Cili është ai vend tjetër i Europës, që kur i ka pasur, i ka sabotuar linjat hekurudhore ashtu si Shqipëria?

Cili është ai vend tjetër që i sheh ato si një “kosto udhëtimi”, veç Shqipërisë?

 

Sipas INSTAT, në Maj 2022, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 1.882 pasagjerë. Krahasuar me Maj 2021, ky tregues është rritur me 2,9 herë.

Në pesëmujorin e parë të vitit 2022, kanë udhëtuar me linjë hekurudhore 7.626 pasagjerë, duke u rritur me 3,4 herë  krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Në muajin Maj 2022, transporti ajror i pasagjerëve zë 87,0 % të transportit gjithsej.

A nuk tingëllojnë ironike këto shifra?!

 

Po sipas Instat, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Maj 2022 është 450.796 pasagjerë, duke u rritur me 2,9 herë, krahasuar me Maj 2021. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në pesëmujorin e parë të vitit 2022 është 1.598.066 pasagjerë, duke u rritur me 3,2 herë, krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit 2021.

Duke iu referuar Instat, në Maj 2022, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 65.599 pasagjerë. Krahasuar me Maj. 2021, ky tregues është rritur me 80,2 %. Në pesëmujorin e parë të vitit 2022, kanë udhëtuar me linjë detare 240.873 pasagjerë, duke u rritur me 55,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Një pjesë të mirë të volumit të transportit kombëtar e ndërkombëtar, si për mallra ashtu edhe për qytetarë, kudo në Europë, por edhe në botë, e zë transporti hekurudhor.

Edhe në transportin ndërkombëtar të mallrave shqiptarët duket se përdorin linjat ajrore, pasi ai hekurudhor nuk ekziston.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në muajin Maj 2022, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.618 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 35,1 %, krahasuar me Maj 2021.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Maj 2022 është u ulur me 13,9 %, krahasuar me Maj 2021. Në muajin Maj 2022, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 161,1 ton, duke u ulur me 17,8 %, në krahasim me Maj 2021. Në pesëmujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 817,4 ton, duke u rritur me 1,4 %, krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit 2021. Në Maj 2022, numri i fluturimeve të kryera është 3.588, duke u rritur me 2,2 herë, në krahasim me muajin Maj 2021.

Pra, në mungesë apo në lënien në harresë të hekurudhave, Shqipëria pavarësisht kostove më të larta të transportit ajror duket se ka ecur “para në kohë” me të gjitha vendet e zhvilluara, duke preferuar masivisht për udhëtime ndërkombëtare, atë që është zbuluar më vonë, ndonëse është edhe më i kushtueshmi nga të gjithë: transportin ajror. /Liberale.al/

JU SUGJEROJME

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Next Post
Krimet e 25 prillit/ Arrestohen 6 numërues votash, falsifikuan rezultatin

Krimet e 25 prillit/ Arrestohen 6 numërues votash, falsifikuan rezultatin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In