Saturday, June 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SHIFRA E DITËS: 750 milionë euro në Tiranë në 2021, ja pse bashkitë tregohen ‘bujare’ me ndërtimet

Si po rritet varësia e buxhetit vendor nga ndërtimet reja, rreziqet në terma afatgjatë

by us er1
18/06/2022
in Economi, Ekonomi
0

Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja (TNI) historikisht kanë përfaqësuar një burim të rëndësishëm në buxhetin vendor (më i lartë edhe se të ardhurat nga taksat e pronës).

Në vitin 2021, të ardhurat nga TNI përfaqësuan rreth 53% ndaj totalit të të ardhurave nga taksat vendore, rreth 32% ndaj totalit të të ardhurave nga burimet e veta vendore dhe u vlerësuan në rreth 0.5% të PBB-së nominale.

Agjencitë e huaja kanë ligjzbatuese kanë raportuar shpesh se grupet kriminale që ushtrojnë aktivitete të paligjshëm në vende si Itali, Holandë dhe Britani, i pastrojnë paratë kryesisht në Shqipëri për ndërtime ose prona të paluajtshme. Gjithsesi, në terma afatgjatë kur të jetë i ngopur tregu dhe ndërtimet të frenohen problem mbetet mungesa e një alternative për të plotësuar boshllëkun në buxhetin vendor të bashkive.

Zgjerimi i peshës së këtij zëri në buxhetet vendore vlerësohet të jenë ndikuar ndjeshëm nga zbatimi i Planeve të Përgjithshme Vendore (PPV) nëpërmjet lejeve të ndërtimit për ndërtesa të reja veçanërisht prej vitit 2018: në vitin 2018 u dhanë 1,194 leje, në vitin 2019 rreth 1,094 leje, në vitin 2020 rreth 961 leje dhe në vitin 2021 u dhanë rreth 1,396 leje.

Vetëm në tre vitet e fundit, dhënia e rreth 3,451 lejeve për ndërtim përkthehet në një sipërfaqe ndërtimi të shtuar prej rreth 6 milionë m 2.

Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja shënuan një nivel prej rreth 9.5 miliardë lekë në vitin 2021, në rritje me rreth 19% në terma vjetorë, ose rreth 1.5 miliardë lekë më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm. Përjashtuar të ardhurat e arkëtuara nga bashkia Tiranë, 60 bashkitë e tjera në vend mblodhën rreth 2.2 miliardë lekë nga TNI, në rritje me rreth 40% në terma vjetorë.

Taksa e infrastrukturës për ndërtimet e reja në Tiranë është 8% e vlerës së shitjes, ndërsa në kryeqytet ndërtimet arritën në një vlerë rekord prej 750 milionë euro. Rreth 77% e të ardhurave të gjeneruara në vitin 2021 nga kjo taksë u mblodhën në bashkinë Tiranë dhe diferenca në 60 bashkitë e tjera në vend. Gjatë kësaj periudhe, të ardhurat nga TNI të mbledhura nga bashkia Tiranë u rritën me rreth 14% krahasuar me një vit më parë.

Me diferencë të theksuar nga bashkia Tiranë, bashkitë Kamëz dhe Himarë mblodhën respektivisht rreth 4% të të ardhurave nga TNI dhe ndjekur nga bashkia Durrës (rreth 3%). Bazuar në informacionin për lejet e ndërtimit të dhëna periudhën janar -shtator 2021, në bashkinë Tiranë do të shtohen rreth 1.5 milionë metër katrorë sipërfaqe ndërtimore të reja apo rreth 63% e sipërfaqes totale ndërtimore të re në Shqipëri në të njëjtën periudhë.

Të ardhurat nga TNI japin kontribut mbi mesataren në totalin e të ardhurave nga taksat vendore, përkatësisht në bashkitë Himarë (89%), Tropojë (78%), Kamëz (77%), Tepelenë (72%), Kurbin (64%), Tiranë (63%), Dibër (59%) dhe Malësi e Madhe (55%). Pesha e lartë e të ardhurave nga TNI-së në këto bashki i ekspozon buxhetet vendore drejtpërdrejt ndaj zhvillimeve në sektorin e ndërtimit.

Në të kundërt, të ardhurat nga TNI japin kontribut nën mesataren në totalin e të ardhurave nga taksat vendore në 53/61 bashki. Ky kontribut vlerësohet në më pak se 10% të të ardhurave nga taksat vendore në 8/61 bashkitë Kuçovë (0%), Patos (2%), Mallakastër (3%), Roskovec dhe Fier (5% respektivisht), Poliçan, Belsh dhe Kukës (9% respektivisht).

Dukshëm zonat në zonat urbane të vendit, gjatë viteve të tranzicionit punësimi dhe buxheti i bashkive mbahen nga investimet në infrastrukturë. Tirana zë mbi gjysmën e investimeve dhe mbetet zona më e lakmuar për të investuar në ndërtim. Nisur nga fakti se ndërtimet mbajnë zërin kryesor të buxhetit të bashkive, politikat kanë qenë gjithmonë favorizuese ndaj ndërtuesve.

 

JU SUGJEROJME

SHIFRA E DITËS: 265 lekë litri i naftës në Shqipëri, çfarë po ndodh me çmimet?
Economi

SHIFRA E DITËS: 265 lekë litri i naftës në Shqipëri, çfarë po ndodh me çmimet?

17/06/2022
SHIFRA E DITËS: 1 për qind e popullsisë sot në varfëri, si shpjegohet mrekullia e Kinës
Economi

SHIFRA E DITËS: 1 për qind e popullsisë sot në varfëri, si shpjegohet mrekullia e Kinës

16/06/2022
SHIFRA E DITËS: 342 mln euro më tepër në arkën e shtetit nga kriza e çmimeve, sa ‘e varfër’ Italia!
Ekonomi

SHIFRA E DITËS: 342 mln euro më tepër në arkën e shtetit nga kriza e çmimeve, sa ‘e varfër’ Italia!

14/06/2022
SHIFRA E DITËS: 6.7 inflacioni në Shqipëri, 8.6 në SHBA dhe 8.1 në BE, pse paralajmërohen protesta në Tiranë
Ekonomi

SHIFRA E DITËS: 6.7 inflacioni në Shqipëri, 8.6 në SHBA dhe 8.1 në BE, pse paralajmërohen protesta në Tiranë

13/06/2022
Next Post
Zbulohet skemë piramidale në Greqi, të përfshirë edhe dy shqiptarë

Zbulohet skemë piramidale në Greqi, të përfshirë edhe dy shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet skemë piramidale në Greqi, të përfshirë edhe dy shqiptarë
  • SHIFRA E DITËS: 750 milionë euro në Tiranë në 2021, ja pse bashkitë tregohen ‘bujare’ me ndërtimet
  • Video/ Rrëzohet nga biçikleta Presidenti Biden
  • ‘Gjendet një person i pajetë’, policia zbulon se kishte rënë pa ndjenja te shkallët
  • Aksident i rëndë pas përplasjes së dy automjeteve, pesë të plagosur në Lezhë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In