Tuesday, September 26, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SHIFRA E DITËS: 80 mijë lekë më tepër shpenzime prej krizës, pse inflacioni as është dhe as përjetohet njësoj nga të gjithë

Si kanë ndryshuar të ardhurat e familjeve shqiptare gjatë këtij viti krahasuar me çmimet dhe përse inflacioni nuk reflektohet njësoj tek të gjithë

by us er1
18/08/2022
in Economi, Kryesore, Opinion
0

Aranit Muraçi

Rritja e çmimeve në Shqipëri, e nxitur nga kriza energjetike dhe lufta në Ukrainë, veçanërisht e ushqimeve dhe karburanteve, ka vijuar edhe në muajin korrik, gjë që shkaktoi rritje të mëtejshme të inflacionit. Si krahasim në eurozonë inflacioni është vlerësuar për muajin korrik në 8.9 dhe në SHBA 8.5.



Kudo, kostoja e jetesës është më shumë më e lartë se një vit më parë, thonë shifrat zyrtare. Por shumica e njerëzve e kuptojnë se faturat dhe shpenzimet në realitet janë rritur shumë më tepër.

Kjo për shkak se, norma e inflacionit personal drejtohet nga faktorë specifikë: për shembull nëse jeni dikush që blini shumë naftë dhe benzinë, shpenzimet tuaja javore do të jenë rritur shumë më tepër sesa të dikujt tjetër që lëviz me biçikletë ose nuk ka makinë.

Për një individ me të ardhura mesatare (500 mijë lekë të vjetra), nga inflacioni i këtij viti ai për të blerë të njëjtat produkte dhe për të kryer të njëjtat shërbime mujore si një vit më parë është i detyruar të paguajë më tepër nga 60 deri në 100 mijë lekë (mesatarisht 80 mijë lekë të vjetra). Ndërkohë që rroga mesatare nuk ka ndryshuar, të paktën gjatë vitit të fundit.

Për shumë konsumatorë përvoja individuale e rritjes së çmimeve mund të jetë në kundërshtim me atë që raportohet në lajme. Inflacioni matet duke marrë një “shportë” tipike mallrash dhe shërbimesh dhe duke parë se sa po rriten në çmim në një periudhë të caktuar. Përmbajtja e asaj shporte ndryshon çdo vit me ndryshimin e zakoneve të konsumatorit. Disa konsumojnë cigare, disa alkool, disa të tjerë shpenzojnë më tepër për të ndjekur aktivitete, veshmbathje, udhëtime etj.

Megjithatë, jo gjithçka që blihet pasqyrohet në shifrat zyrtare të inflacionit. Për disa produkte mund të rritet çmimi më shumë se sa ai që është llogaritur në shportë. Në inflacionin personal varet sesa  rëndësi luan rritje e çmimit të një artikulli në shpenzimet tona të përditshme. Çdo artikull ka një “peshë” të caktuar në ekonomi, prandaj ndryshimi i çmimit të naftës dhe benzinës do të ketë një ndikim shumë më të madh si për xhepat e një individi, ashtu edhe të ekonomisë, sesa për shembull rritja e kostos dhe e çmimit të çajit.

Edhe pse nga rritja e ndryshimi i çmimit të hidrokarbureve, Shqipëria vlerësohet aktualisht se mban çmimet më të larta në rajon, pavarësisht krizës, vendi ynë operon me çmimet më të ulëta energjetike. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 400 milion euro janë arkëtuar në buxhet përtej planit, nga rritja e çmimeve gjatë 7 muajve të parë të këtij viti.  Nga ana tjetër rreth 600 milion euro është planifikuar që të shpenzojë buxheti i shtetit për të blerë energji nga jashtë për këtë vit, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore. Ndërkohë në shumë vende të Europës faturat e energjisë pritet të dyfishohen gjatë këtij vit.

Nga ana tjetër, autoritetet nuk kanë vendosur ende se si do të llogarisin ndihmën që u jepet familjeve këtë vjeshtë, e cila do të kompensojë një pjesë të popullsisë së prekur nga rritja e çmimeve ushqimore. Ndihma nuk do të pasqyrohet automatikisht në shifrat totale të inflacionit, por duhet të ndihmojë në lehtësimin e presionit.

Inflacioni është nxitur kryesisht nga kostot më të larta të energjisë gjatë vitit – por faturat ndryshojnë shumë nga një individ dhe familje, në një tjetër. Shumica e familjeve shqiptare konsumojnë për ngrohje dhe gatim energji elektrike dhe gaz, për të cilat faturat janë rritur më pak, sesa nafta ose benzina. Ndërkohë për shumë vende është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike.

Çdo vit ka produkte që u rritet ndjeshëm çmimi. Çmimin në një periudhë normale e përcakton tregu. Por këtë vit, artikujt kryesorë që po u rritet çmimi janë edhe ato më kryesoret në konsum: ushqimi si dhe energjia, të cilat po rrisin edhe indirekt çmimet e tjera. Abuzimi me çmimet në kohë krize është tjetër gjë, për të cilin në vendet e tjera mbahet përgjegjësi morale, por edhe penale.

Familjet me më pak të ardhura do të përballen më tej, rrjedhimisht, me një normë inflacioni më të lartë, sesa familjet e pasura, sepse ato blejnë gjërat më të domosdoshme të shportës dhe shanset janë që çmimi të rritet edhe më tepër për mallrat e konsumit të përditshëm, ose më të kërkuarat në treg. Vetëm rritja e të ardhurave mund të zbusë goditjen nga kriza e çmimeve. Edhe nëse çmimet po rriten për të gjithë, dhimbja që përjetojnë njerëzit ndryshon nga gjendja e tyre ekonomike. Dhe e vetmja mënyrë për të ruajtur standardet e jetesës është që të kemi më shumë para. Aktualisht paga mesatare nuk përputhet në asnjë vend me koston në rritje të jetesës.

Në vendin tonë, me ndonjë përjashtim, nuk ka pasur rritje pagash as në sektorin publik dhe as në atë shtetëror. Ata që mbështeten në pensionet shtetërore duhet të presin një kohë tjetër për rritje pensioni. Nëse mendoni se me të ardhurat e këtij viti po blini më pak sesa një vit më parë, duhet të kuptoni se nuk jeni të vetëm dhe shpresa e vetme është rikthimi në normalitet. /Liberale.al/

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
Politologji

Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Next Post
Përfundon rundi i dytë i takimit Borell – Kurti- Vuçiç

Përfundon rundi i dytë i takimit Borell – Kurti- Vuçiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In