Friday, June 10, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SHIFRA E DITËS/ BE refuzoi 18.600 shqiptarë për 2021-in, “kampione” Ukraina   

Ukrainasit dhe shqiptarët, 9.400 secili vend, kryesuan listën e shtetasve jashtë BE-së, që u detyruan të ktheheshin në vitin 2021

by us er1
20/05/2022
in BE, Ekonomi
0

Nga Aranit Muraçi

Mjafton që të ketë një vend tjetër që të jetë përfshirë në luftë ose në ndonjë konflikt dhe pas tyre, përsa i përket emigracionit në vendet e BE-së, vijnë shqiptarët. Në vitin 2021, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat rreth 139 000 shtetasve jashtë BE-së iu refuzua hyrja në vendet anëtare të BE-së, ose 1% më shumë krahasuar me 137.800 që u ndaluan të futeshin në vitin 2020.

Numri më i madh i refuzimeve për vitin 2021 u raportua nga Hungaria (34.700), e ndjekur nga Polonia (26.200), Kroacia (14.200) dhe Rumania (11.000). Qytetarët ukrainas përbënin numrin më të madh të refuzimeve për vitin 2021 (50.200). Shifrat e radhës më të  madhe e regjistruan nga qytetarët e Shqipërisë (18.600) dhe ata të Moldavisë (9.100). Në muajt e parë të këtij viti, ndonëse mungojnë shifrat zyrtare, pas lehtësimit të masave prej pandemisë, largimi i shqiptarëve besohet se mund të jetë në përmasa edhe më dramatike. Bie në sy fakti se nga Ballkani Perëndimor nuk figuron asnjë vend tjetër, veç vendit tonë. Pas ’90, ndonëse kanë kaluar plot tri dekada, shqiptarët vazhdojnë të largohen masivisht drejt vendeve të tjera të zhvilluara për një jetë më të mirë.

Në vitin 2021, rreth 681 200 qytetarë jashtë BE-së rezultuan se qëndronin në mënyrë të paligjshme në vendet anëtare të BE. Kjo ishte 22% në krahasim me (557 500) në vitin 2020.

Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve të paligjshëm për vitin 2021 (215.200), e ndjekur nga Hungaria (134.100) dhe Gjermania (120.300). Sirianët përbënin numrin më të madh të emigrantëve të pranishëm ilegalisht në BE gjatë vitit 2021 (79.800). Shifrat e tjera më të larta u regjistruan për qytetarët e Algjerisë (56 800) dhe Afganistanit (52.800). Qytetarët jo anëtarë të BE-së që u detyruan të largohen nga vendet anëtare të BE-së ishin 14% më pak krahasuar me vitin 2020. Në vitin 2021, rreth 342.100 shtetas jashtë BE-së u urdhëruan të largoheshin nga territori i Shteteve Anëtare të bllokut.

Ndër vendet anëtare të BE-së, Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve jashtë bllokut që u detyruan të largohen nga territori i saj në vitin 2021 (125.500), e ndjekur nga Gjermania (31.500) dhe Greqia (28.800). Në vitin 2021, numri më i madh i personave që u detyruan të largoheshin nga territori i një shteti anëtar të BE-së u vu re mes algjerianëve (26.400), shqiptarëve (22.000) dhe marokenëve (21.800).

Rreth 82 700 shtetas jashtë BE-së u larguan nga zona e bllokut. Në vitin 2021, rreth 82 700 shtetas jo-anëtarë të BE-së u kthyen pas një urdhri për t’u larguar nga territori i BE-së. Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve jashtë BE-së të kthyer në vitin 2021 (14 400), e ndjekur nga Gjermania (10.300) dhe Suedia (9.300). Ukrainasit dhe shqiptarët (9.400 secili) kryesuan listën e shtetasve jashtë BE-së, që u detyruan të ktheheshin në vitin 2021, të ndjekur nga gjeorgjianët (5 400) dhe pakistanezët (3.200). Edhe në këtë listë, ashtu si ndalimet në kufi, edhe për qëndrimin e paligjshëm në vendet anëtare të BE-së shqiptarët vijnë të dytë pas Ukrainës. /Liberale.al/

JU SUGJEROJME

Nafta/ Qytetarët thirrje për protesta, a është transparent Bordi i Transparencës
Ekonomi

Nafta/ Qytetarët thirrje për protesta, a është transparent Bordi i Transparencës

09/06/2022
SHBA presion BE-së: Një Evropë e lirë nuk është e plotë pa Ballkanin
Aktualitet

SHBA presion BE-së: Një Evropë e lirë nuk është e plotë pa Ballkanin

03/06/2022
Deputetja gjermane: BE duhet t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin
Aktualitet

Deputetja gjermane: BE duhet t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin

02/06/2022
Economi

SHIFRA E DITËS: 15 mijë sipërmarrje të reja, por shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë

01/06/2022
Next Post
Putin bën thirrje për të mbrojtur Rusinë kundër sulmeve kibernetike

Putin bën thirrje për të mbrojtur Rusinë kundër sulmeve kibernetike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Fëmija 2 vjeç bie nga kati i pestë dhe vdes
  • OKB paralajmëron rritjen e urisë kronike për shkak të luftës në Ukrainë
  • Goditet banda italo-shqiptare, sekuestron 500 mijë € dhe 9 të arrestuar, të përfshirë edhe mjekë
  • Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë
  • Horoskopi për ditën e shtunë, 11 qershor 2022



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In