Saturday, June 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro

Është llogaritur se vendet e Ballkanit Perëndimor humbasin, për shkak të migrimit të të rinjve, mbi 5 miliardë euro çdo vit

by us er1
18/05/2022
in Economi
0

Nga Aranit Muraçi

Sipas një studimi të kryer nga “Westminster Foundation for Democracy” dhe Instituti për Zhvillim dhe Inovacion, rajoni i Ballkanit Perëndimor humb miliarda euro çdo vit për shkak të migrimit nga qytetarët, kryesisht të rinjtë.

Studimi merr parasysh si kostot e lidhura me arsimin, 2.46 miliardë euro, ashtu edhe humbjen e mundshme në rritjen e PBB-së për shkak të largimit të pjesës më të shëndetshme dhe të aftë për punë të shoqërisë, që është rinia. Kostot që lidhen me arsimin e financuar nga shteti ndryshojnë për çdo individ dhe janë të lidhura si me nivelin e arsimit ashtu edhe me kohën e kaluar në shkollë – diku nga 8 deri në 20 vjet.

Duke marrë parasysh këto variabla, studimi vlerëson ndër të tjera se humbjet totale të arsimit, që lidhen me të rinjtë që largohen nga vendet e Ballkanit Perëndimor në një vit variojnë nga një minimum prej 840 milionë euro në 2,46 miliardë euro. Studimi vendos një çmim prej rreth 25,000 euro për koston totale të shkollimit të një individi, në vendet e Ballkanit Perëndimor, që përfaqëson kostot e lidhura me nëntë vitet e shkollës fillestare, tre vitet e shkollës së mesme dhe pesë vjet – mesatarisht – të arsimit të lartë. Por i tërë ky investim, nga fakti që mungon meritokracia dhe vlerësimi i duhur, i demotivon të rinjtë kur dalin në tregun e punës, ndaj edhe si zgjidhje ata shohin largimin, ndonëse kostoja më e madhe rëndon mbi vendin e origjinës.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një histori të gjatë emigrimi, duke arritur nivele që janë ndër më të lartat në botë. Kurse Shqipëria konsiderohet prej ’90, një ndër vendet me emigracionin më të lartë, në rajon. Bosnje-Hercegovina konsiderohet një nga vendet më të goditura në rajon, pasi studimet thonë se pothuajse gjysma e qytetarëve të lindur në vendin e Ballkanit Perëndimor nuk jetojnë më atje. Rekord mban Kosova – e cila humbi 15.4 për qind të popullsisë së saj midis 2007 dhe 2018. Studimi tregon se rënia e PBB-së – për shkak të rënies së konsumit – është edhe më e ndjeshme.

Është llogaritur se vendet e Ballkanit Perëndimor humbasin, për shkak të migrimit të të rinjve, 3.08 miliardë euro çdo vit në rritjen e mundshme të PBB-së. Shtimi i kësaj shifre së bashku me vlerësimin për shpenzimet arsimore sjell një total prej rreth 5.5 miliardë euro në vit. Dhe një pjesë të mirë të kësaj shume, ndonëse studimi nuk jep vlerësime specifike, e mban vendi ynë.

Sakaq, emigracioni në vendin tonë, ka shënuar një cikël tjetër rritës pas vitit 2017 sipas INSTAT.  Rishikimi vjetor i popullsisë i kryer nga Instituti i Statistikave evidenton se nga viti 2011-2022 janë larguar në emigracion 7.5 % e popullsisë së vendit tonë, ose 213,748 persona. Kjo përllogaritje është akumulim i emigracionit neto (diferenca ndërmjet të ikurve dhe të kthyerve) në 10 vitet e fundit.

Sipas të dhënave të INSTAT popullsia nga të dhënat e censit 2011 ishte 2,831,741 persona, teksa me të dhënat e emigracionit neto kanë ikur nga vendi 213,748 persona ose 7.5 % e popullsisë që u numërua me 2011. Në vitin 2021 u regjistrua dhe niveli më i lartë i të larguarve neto nga vendi në një dekadë, me gati 33 mijë persona që ikën pa kthim. Ritmet e ikjes u përshpejtuan ndjeshëm pas frenimin në periudhën e pandemisë. Megjithatë, në realitet emigracioni është më i lartë se, përllogaritjet nga migracioni neto. INSTAT vlerëson se lëvizjet e njerëzve që hyjnë dhe dalin nga vendi (migracioni ndërkombëtar), është komponenti më i vështirë për tu matur, duke qenë se Shqipëria nuk ka ende një regjistër popullsie.

Popullsia e Shqipërisë filloi të ulet që nga viti 1990, si pasojë e një emigracioni masiv. INSTAT përllogarit se gjatë viteve 2011-2020 vlerësohet se, mesatarisht 42 mijë persona kanë emigruar çdo vit. Arsyet kryesore për emigracionin kanë të bëjnë me mundësi më të mira për punë, pagesë dhe trajtim më i mirë, arsimim dhe kujdes shëndetësor efikas kryesisht në vendet e BE-së. Punësimet sezonale, apo bashkimi i përkohshëm me familjarët, nuk llogariten në largimet masive.

Ashtu si thuajse e tërë Evropa Lindore që doli nga komunizmi pas ‘90, Ballkani Perëndimor ka nevojë për një rishikim të politikave qeverisëse, si dhe një shkëputje drastike me praktikat e kaluara, që tendenca të ndryshojë dhe shpresa të rikthehet në të ardhmen. Shqipëria ka nevojë së pari për një studim, që të kuptojë se përse i largohen vazhdimisht të rinjtë, sikurse më tej, edhe për politika më efikase, para se të frenojë ose të ngadalësojë fenomenin, sa të mos jetë vonë. /Liberale.al/

JU SUGJEROJME

SHIFRA E DITËS: 258 lekë një litër naftë, çfarë paguajnë ekstra qytetarët shqiptarë
Economi

SHIFRA E DITËS: 258 lekë një litër naftë, çfarë paguajnë ekstra qytetarët shqiptarë

08/06/2022
Dekan i UET-së, Elvin Meka: Telefonia celulare në Shqipëri
Economi

Dekan i UET-së, Elvin Meka: Telefonia celulare në Shqipëri

08/06/2022
Economi

SHIFRA E DITËS: 15 mijë sipërmarrje të reja, por shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë

01/06/2022
SHIFRA E DITËS: 929 euro “kostoja e luftës” për çdo familje italiane, si ka ndikuar rritja e çmimeve për shqiptarët
Economi

SHIFRA E DITËS: 929 euro “kostoja e luftës” për çdo familje italiane, si ka ndikuar rritja e çmimeve për shqiptarët

31/05/2022
Next Post
Alarmi, një tjetër virus i rrezikshëm po përhapet në Europë ()

Alarmi, një tjetër virus i rrezikshëm po përhapet në Europë ()

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Sherr masiv mes të rinjve në Vlorë, plagosen rëndë 3 persona
  • Preç Zogaj: Berisha nuk rriti dot numrin e deputetëve rreth vetes
  • Shqipëria humbet përballë Izraelit
  • Analiza e kryeredaktores së TIRANA POST, Gerta Zaimi për sondazhin ideologjik
  • Scholz zemëron Serbinë: Njohjen receproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe saksione ndaj Rusisë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In