Moderatorja e njohur e emisionit “Kush vjen për drekë”, Arjola Shehu, është një prej femrave më të njohura e më të komentuara të showbizit. Ajo bie gjithmonë në sy për elegancën dhe hijeshinë e saj, për të cilat e komentojnë mjaft në profilin e saj në Instagram.
Ditën e sotme, Arjola rrëfeu për ‘Thumb’ se si e sheh pjesën e pagesës në punën që bën. E pyetur nëse e bën punën e saj sepse e ka pasion, apo thjesht sepse paguhet mirë, Arjola u përgjigj:
“Unë e kam parë gjithmonë pjesën e pagesës si një bonus, që ti paguhesh për të bërë gjithmonë atë që ti dëshiron.”
Më pas, moderatori e pyet se si i ka marrëdhëniet me pagesën, paguhet mirë apo jo.
“Ti do patjetër të zbulosh se çfarë page kam unë? Ok, 100 mijë euro në vit, kaq”- tregoi Arjola dhe më pas u largua nga kamera.