Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi nga Foltorja e Kuvendit se duke filluar nga sot do të vendosen në funksion spitalet rajonale.
Fillimisht do të aktivizohet spitali rajonal i Durrësit, i Shkodrës, më pas spitali rajonal i Vlorës, Korçës dhe Elbasanit.
Ky vendim vjen nisur nga shifrat e larta të të prekurve dhe viktimave nga Covid-19, që duket se nuk po ulen.
“Dje kemi arritur më shumë se 500 të shtruar në 4 spitalet COVID. Nga sot do të aktivizojmë spitalet rajonale të Durrësit dhe Shkodrës. Dhe më tej me Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Më pas vijojmë në skenarët e tjerë sipas planit. Sot vijnë 7020 vaksina nga Pfizer. Ne do të vazhdojmë të lëvizim çdo gur.
Është i natyrshëm mosbesimi dhe e mirëkuptuar mërzia. Është normal ankthi. Duhet të jetë i natyrshëm edhe mirëkuptimi i qytetarëve. Premtimet e çudibërësve që nuk kanë asgjë në dorë dhe nuk kanë respekt për peshën e fjalës, nuk janë zgjidhje. Zgjidhjen do ta gjejmë siç kemi bërë deri sot bashkë”, – tha Manastirliu.
LEXO EDHE:
Situata Covid – Manastirliu: Sot mbërrijnë 7020 doza të vaksinës Pfizer