Aktualitet

Shifra të larta me koronavirus, Polonia ndërton spital në stadiumin e futbollit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:51 - 19/10/20 |
mapo.al

Në të gjithë botën është shënuar një rritje e dukshme e numrit të rasteve të reja me Covid.


Polonia është një ndër vendet që për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me Covid duket se po planifikon ndërtimin e një spitali në një stadium futbolli në kryeqytetin, Varshavë.


Mediat e huaja bëjnë me dije se punimet në stadiumin “PGE Narodowy” filluan të shtunën. Ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski tha se spitali fushor do të kishte një kapacitet prej 500 shtretërish. Objekte të tjera të përkohshme po ndërtohen diku tjetër.



Njoftimi erdhi ndërsa numri i rasteve ditore në shtetin polak arriti një rekord të lartë të shtunën, me 9,622 infeksione.


Ndërkohë në Poloni nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar pozitiv me Covid 180 mijë raste të reja mes të cilëve 3 614 persona kanë humbur jetën.



Etiketa: ,

Pas