Saturday, July 23, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shifra tronditëse, Guardiola prek fundin e karrierës me humbjen ndaj Wolves

by mapo.al
28/12/2019
in Sport
0

Manchester City regjistroi përqindjen më të ulët të posedimit të topit gjatë drejtimit nga Pep Guardiola. Kjo ndodhi mbrëmë, në humbjen 3-2 ndaj Wolves. Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich është i njohur për ndërtimin e skuadrave, që rrallë e lëshojnë topin nga këmbët, Këtë “specialitet” e ka shijuar rregullisht, sa i takon posedimit, me “qytetarët” në Premier League. Sidoqoftë, portieri Ederson u largua me karton të kuq që në minutën e 12-të të lojës, kështu që kampionët anglezë në fuqi mbetën me një forcë më pak se kundërshtari. Me siguri, kjo ndikoi që skuadra e Nuno Espirito Santo të dominojë kontrollin e topit.

Vendësit e kufizuan Manchester City në posedimin e topit në masën vetëm 37.8%, shifra më e ulët e regjistruar nga një skuadër e drejtuar nga Guardiola në nivelet e larta (jo te Barça B). Kjo shifër është dukshëm më pak se tjetra më e ulët në karrierën e Guardiolës si trajner, 46.7%, e regjistruar nga Manchester City në fitoren 2-1 ndaj Chelsea, në nëntor. Pavarësisht se mbetën në inferioritet numerik që në fillimin e hershëm të ndeshjes, “qytetarët” e panë veten në epërsinë 2-0, në minutën e 50-të, me Raheem Sterling që shënoi dy gola. Sidoqoftë, avantazhi i tyre nuk do të zgjaste, sepse vendësit shënuan tri herë me anë të Adama Traore, Raul Jimenez dhe Matt Doherty.

Një fitore e tillë e Wolves, që përmbys disavantazhin e dyfishtë (2-0), ishte e para ndaj Manchester City, që nga sezoni 1999-2000, në nivelin e dytë të futbollit anglez. Po kështu, ishte e para në Premier League, që prej sezonit 1960-1961. “Ujqërit”, gjithashtu, u bënë thjesht skuadra e dytë në histori, që përmbysin disavantazhin 2-0 kundër një skuadre të Pep Guardiolës. Chelsea i Antonio Conte ishte i pari që e bëri këtë në sezonin 2016-2017, kur fitoi edhe titullin kampion. Kjo ishte hera e parë, që Manchester City humbiste një ndeshje të Premier League, kur udhëhiqte me dy, ose më shumë gola, që nga disfata 3-2 e prillit 2018, kundër Manchester United.

Në atë lojë, “Djajtë e Kuq” u kthyen nga disavantazhi 2-0 i pjesës së parë për t’i përmbysur rivalët e të njëjtit qytet, duke ua mohuar zyrtarizimin e titullit kampionit në derbi. Për më tepër, humbja ndaj Wolves do të thotë se skuadra e Guardiolës ka pësuar 23 gola në 19 ndeshjet e Premier League, deri më tani, këtë sezon; aq sa kishte pësuar në tërësinë e kampionatit të saj të fundit. Nëse Liverpool fiton kundër Wolves, të dielën, atëherë mund ta rrisë hendekun prej 14 pikësh me “qytetarët”. Nëse kjo distancë në renditje shkon në 17 pikë, duket se çështja e titullit mbyllet për Guardiolën dhe të tijtë.

Tags: Guardiolaprek fundin e karrieresWolves

JU SUGJEROJME

Botërori i Atletikës / Luiza Gega, mes pesë më të mirave në botë
Sport

Botërori i Atletikës / Luiza Gega, mes pesë më të mirave në botë

21/07/2022
Zbulohet arsyeja, trajneri i Barcelonës shpallet ‘non grata’ nga SHBA
Sport

Zbulohet arsyeja, trajneri i Barcelonës shpallet ‘non grata’ nga SHBA

17/07/2022
Ronaldo rikthehet te Real Madrid? Flet Fonte: Kjo do të ishte më e mira për të
Sport

Ronaldo rikthehet te Real Madrid? Flet Fonte: Kjo do të ishte më e mira për të

08/07/2022
Dëmtohet ish-futbollisti i Kukësit, ja ku operohet ai
Sport

Dëmtohet ish-futbollisti i Kukësit, ja ku operohet ai

07/07/2022
Next Post
Pse nuk hetohen nga SPAK hemodializa dhe laboratorët

Pse nuk hetohen nga SPAK hemodializa dhe laboratorët

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Vrasja e 2-vjeçarit, nëna dhe partneri i saj dënohen me burgim të përjetshëm
  • Pëson arrest kardiak, ndahet nga jeta në krye të detyrës komisari i policisë, Tiranë
  • A ka mjaftueshëm anije për të eksportuar grurin e Ukrainës?
  • Shtyhet samiti i muxhahedinëve në Durrës, shkak kërcënimet për sulme terroriste
  • Vodhën 60 mln lekët e pensionistëve, arrestohen drejtori i postës së Dibrës dhe shefi i zyrës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In