Friday, March 24, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shifrat e eksport-importeve/ ‘Ballkani i Hapur’, shumë zhurmë për asgjë

by us er1
04/05/2022
in Analizë, Economi
0

Nisma e ‘Ballkanit të Hapur’ është shoqëruar me debate të shumta politike, por në aspektin ekonomik, Shqipëria marrëdhëniet tregtare po i zhvillon me vendet e BE-së, kryesisht ato fqinje si Greqia dhe Italia. Turqia dhe Gjermania janë dy partnerët e tjerë më të rëndësishëm tregtarë për vendin tonë. Shifrat e fundit zyrtare të publikuara nga INSTAT tregojnë se marrëdhëniet tregtare me dy vendet e tjera që janë pjesë e Ballkanit të Hapur, si  Serbia dhe Maqedonia e Veriut, janë thuajse të papërfillshme. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka pasur një rritje prej 108 përqind të eksporteve me Kosovën.

Ka një parim në ekonomi, patriotizmi ‘nuk pi ujë’, pasi si në tregun lokal, ashtu edhe në atë rajonal apo ndërkombëtar ‘ligjin’ e vendosin kryesisht cilësia dhe çmimi. Lehtësirat doganore thjesht nuk ndërtojnë barriera për shkëmbime tregtare si dhe ndikojnë në uljen e çmimit.



Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 61,9 %, të gjithë tregtisë së jashtme të vendit tonë. Sipas INSTAT, në Janar 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,7 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53,1 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë me Shqipërinë janë: Italia (33,3 %), Turqia (8,2 %), Gjermania (7,8 %) dhe Greqia (6,5 %).

Në Janar 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 47,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 9,7 %, në krahasim me Dhjetor 2021.

Importet e mallrave arritën vlerën 55 mld lekë, duke u rritur me 21,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe ulur me 37,4 %, në krahasim me Dhjetor 2021. Defiçiti tregtar i muajit Janar është 20 mld lekë, duke u ulur me 7,7 %, krahasuar me Janar 2021 dhe me 64,2 %, në krahasim me Dhjetor 2021.

Gjatë muajit Janar 2022, në rritjen e eksporteve prej 35,0 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +24,4 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +9,8 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +3,2 pikë përqindje.

Gjatë muajit Janar 2022, në rritjen e importeve prej 21,1 %, krahasuar me Janar 2021, kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +7,8 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +5,0 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +4,3 pikë përqindje. Ndërsa negativisht ka ndikuar grupi: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -0,4 pikë përqindje.

Duke iu referuar shifrave të INSTAT, në muajin Janar 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2021 janë: Italia (38,0 %), Gjermania (3,4 herë) dhe Kosova (103,8 %).  Vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Spanja (67,3 %), SHBA (5,7 %) dhe Turqia (35,2 %). Po sipas INSTAT, në muajin Janar 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Janar 2021 janë: Italia (21,5 %), Turqia (59,3 %) dhe Greqia (4,2 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kina (6,8 %), Zvicra (54,7 %) Rusia (23,0 %) dhe Kosova (3,5 %) .

A. Muraçi

 

Tags: Maqedonia e VeriutSerbiashkembime“Ballkani i Hapur”

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës
Analizë

ANALIZË nga Preç Zogaj: Radikalizmi shfryn, por nuk fiton

08/12/2022
ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës
Analizë

ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës

03/11/2022
Next Post
“I riu në Kavajë humbi jetën nga dhuna barbare e policëve”,  deputeti demokrat thirrje prokurorisë të nisë hetimet

“I riu në Kavajë humbi jetën nga dhuna barbare e policëve”, deputeti demokrat thirrje prokurorisë të nisë hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In