Aktualitet

Shifrat e INSTAT: Inflacioni për muajin mars është rritur në 2.1%





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:17 - 08/04/20 |
mapo.al

Inflacioni për muajin mars u rrit në 2.1%, nga 1.2% që u llogarit për muajin shkurt. Instituti i Statistikave publikoi raportin mbi indeksin e çmimeve të konsumit, sipas të cilit rritja vjetore e çmimeve në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.72%, pasuar nga grupi “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.34%.


“Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2020 është 2.1%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.1%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2020, krahasuar me shkurt 2020, është 0.6%”, thuhet në raport.


Për herë të parë që nga gushti i vitit 2018 inflacioni qëndron mbi nivelin e poshtëm të objektivit të vendosur nga Banka Qendrore.


Rritja e inflacionit gjatë muajit mars është ndikuar nga masat shtrënguese të vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.


Disa subjekte tregtare, ushqimore dhe farmaci rritën çmimet e produkteve, por me ndërhyrjen e autoriteteve çmimet u kthyen në vlerat normale.

Gjatë muajit mars administrata tatimore ushtroi një sërë kontrollesh, duke vendosur gjoba ndaj disa subjekteve që abuzuan me çmimet.


Etiketa: ,

Pas