Aktualitet

Shifrat e koronavirusit, asnjë humbje jete, 7 raste të reja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:13 - 16/06/21 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë shifrat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike COVID-19 në vendin tonë.






Nga 2962 testime të kryera, kanë rezultuar të prekur me virusin e rrezikshëm 7 qytetarë. Ndërkohë, 9 qytetarë janë shëruar.


Lajm i mirë është se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga koronavirusi. Aktualisht në spitalin Infektiv i kthyer në spital COVID, ndodhen të shtruar 18 pacientë, 5 prej të cilëve në terapi intensive.







Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:




Janë kryer 2,962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has.



Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Lexo edhe :  Vazhdojnë protestat kundër masave për COVID-19 në vendet evropiane

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,962

Testime totale 765,938
Raste pozitive 132,476
Raste të shëruara 129,888
Raste Aktive 134
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43
Tiranë 41
Berat 15
Durrës 11
Lezhë 6
Elbasan 5
Gjirokastër 4
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Fier 1

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas