Aktualitet

Shifrat e të infektuarve në rritje, Manastirliu: Vaksinohuni sa më parë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:15 - 14/08/21 |
mapo.al

Me rritjen e rasteve të koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bën thirrje qytetarëve që të tregohen të vigjilentë në mbrojtje të shëndetit.






Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Manastirliu apelon për t’u vaksinuar sa më parë kundër COVID-19.


Ministrja pohon se janë mbi 1100 vaksinatorë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për vaksinimin anti-COVID, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar.







“Shifrat në rritje të infektimeve ditore na ftojnë të gjithëve për përgjegjësi morale dhe qytetare, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj Covid19, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës. Mbi 1100 vaksinatorë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për vaksinimin anticovid, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar. Shfrytëzoje këtë muaj të hapur të vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj Covid-19“, shkruan ministrja.

Lexo edhe :  583 raste të reja me koronavirus në Kosovë, numër i lartë viktimash


LEXO EDHE: 



Përkeqësohet situata, 410 raste të reja me koronavirus, 2 humbje jete

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas