Makinës së pedagogut Arben Haxhihysenit në Elbasan, i është vënë zjarri pak pas mesnatës.
Policia ka zbuluar se zjarri ishte i qëllimshëm dhe ka nisur hetimet.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa” dhe Benz-i ishte i parkuar poshtë shtëpisë së pronarit Arben Haxhihyseni 62 vjeç.
ABC News ka siguruar videon në momentin kur autori i mbuluar me kapuç ka hedhur benzinën në makinë.
Siç shikoni dhe nga pamjet është një djalë i ri ai që i vë flakën makinës.
Policia ende nuk ka gjetur kush është autori. Por po punohet për zbardhjen e plotë të saj.
Edhe më herët në gushtit të vitit 2017, Haxhiymerit i kanë djegur makinën, madje e kishin paralajmëruar asokohe se nëse do të blinte makinë sërish do ia digjnin.
Ndërkohë Arben Haxhiymeri më parë ka qenë përgjegjës i i departamentit të Edukatës Qytetare, tashmë vetëm pedagog pasi la postin që kur bashkëshortja e tij, Valentina Haxhiymeri, u zgjodh dekane e Fakultetit të Edukimit Fizik.
Ky kriminel duhet urgjentisht te kapet dhe te kalbet ne burg. Ky eshte nje akt terrori…