Aktualitet

Shija e birrës çeke mes miqve pas lehtësimit të masave kufizuese





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:07 - 11/05/20 |
mapo.al

Qeveria çeke lejoi rihapjen e birrarive këtë të hënë, si një ndër lehtësimet e masave të marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.


Autoritetet gjithashtu lejuan rihapjen e disa shkollave, parukerive, qendrave tregtare, kinemave dhe një pjesë të bizneseve së bashku me muzetë dhe galeritë.


Për çekët, të cilët konsiderohen si konsumuesit më të mëdhenj të birrës për frymë, rihapja e restoranteve dhe birrarive ishte një ndër pikat më të mira të planit të qeverisë për rihapjen graduale të ekonomisë.



Ivan Verner, një pensionist në Çeki, tha se birra shijonte më shumë ulur se sa në një gotë plastike të marrë me vete, ndërsa kthente gotën e tij në një pub në qendër të Pragës.

Gjatë paradites, gjysmat e tavolinave ishin të mbushura me pijedashëshit e birrës, ndërsa gjysmat e tjera qëndronin të mbyllura për shkak të kufizimeve.

Ndërkaq autoritetet lehtësuan edhe disa kufizime të udhëtimeve, duke lejuar qytetarët jashtë BE-së të vizitojnë vendin nëse rezultojnë negativ ndaj COVID-19 dhe nëse punojnë në sektorë të veçantë si sektori i shëndetësisë.

Një ndër lehtësimet e tjera të kësaj faze ishte edhe rikthimi i trenave dhe urbanëve në rrugë ndërkombëtare, ndërsa “Czech Airlines” njoftoi se do të riniste disa fluturime drejt Amsterdamit, Frankfurtit, Parisit dhe Stokholmit më 18 maj.

Deri më tani Republika Çeke ka raportuar 8,123 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 280 vdekje, një shifër shumë më e vogël se vendet fqinje të Europës perëndimore.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas